Buxheti duhet të aktualizohet, po të ketë nevojë për këtë. Kjo është e detyrueshme për çdo një ministër në fund të vitit, me përjashtim të një prej tyre – të Ministrit të Financave. Për Ministrin e Financave zbatimi i buxhetit të konsoliduar është qëllimi i qëllimeve. Gjithçka të jetë zero – nuk ka gjë më të bukur për një ministër të financave, por ky është një minus i madh në sytë e ministrave të tjerë në kabinet. Të gjithë duan që në fund të vitit të mbeten para për mbulimin e disa shpenzimeve të paparashikuara. Edhe gjatë vitit 2015 nuk ka përjashtime, tha me keqardhje Ministri i Financave Vlladisllav Goranov.
Aktualizimi i buxhetit 2015 është me mbi 880 mln leva për mbulimin e shpenzimeve të paparashikuara për personelin e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të disa dikastereve të tjera, si dhe për financimin e projekteve evropiane nëpërmjet Fondit Kombëtar dhe Fondit “Bujqësia”. Aktualizimi i ofruar tejkalon me 50 mln leva shumën prej 832.8 mln levash, bëhet e qartë nga prognoza e aktualizuar e buxhetit. 387.8 mln leva do të derdhen suplemenatrisht në buxhet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, që të mund të mbulohen shpenzimet e paparashikuara për personelin, kryesisht për pagimin e shpërblimeve. Më shumë mjete – mbi 180 mln leva do t’i livrohen MPB-së. 120 mln leva prej tyre janë për personelin dhe 60 mln leva janë për mirëmbajtjen e dikasterit. Parashikohet rritje e mjeteve për pagat dhe taksat e sigurimit me përmasë deri më 80 mln leva, përfshi këtu dhe pagimin e punës suplementare në zhvillimin e operacioneve të specializuara policore për kufizimin e presionit të migracionit dhe për veprimtaritë e lidhura me ruajtjen e rendit publik dhe të sigurisë së qytetarëve në territorin e vendit, për rritjen e shpërblimeve për personelin dhe të taksave të sigurimit, në lidhje me rritjen e pagës minimale të vendit. Përveç kësaj parashikohen 40 mln leva për pagimin e shpërblimeve për nëpunësit e pensionuar. Në fillim të tetorit Ministrja bullgare e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova kërkoi aktualizimin e buxhetit me 21 mln leva, që të mund të paguhen shpërblimet, por Ministri i Financave Goranov bëri të ditur se nuk do t’i livrojë mjetet për shkak të reformave të pazhvilluara në dikaster. Më vonë ai deklaroi se do të reformojë ministrinë nëpërmjet buxhetit 2016. Mirëpo, tani livrohen dy herë më shumë mjete, sepse mendohet se deri në fund të vitit shpenzimet atje do të rriten. Mjetet e domosdoshme suplementare për mirëmbajtjen e MPS-së janë gjithsej 60 mln euro. 40 mln prej tyre janë detyrime ndaj furnizuesve të rrymës elektrike dhe të energjisë termike, për lëndët djegëse, ujin, shërbimet e telekomunikacioneve, shërbimet postare, ekspertizat, shërbimet e konsullatës etj. Ministria e Mbrojtjes është “më modeste” dhe do të marrë suplementarisht 57.2 mln leva. 48 mln leva prej tyre janë për personelin, kurse 9.2 mln leva janë për mirëmbajtjen e dikasterit në përgjithësi. Përveç për pagat dhe shpërblimet dikasteri ka nevojë për mjete suplementare për pjesë ndërrimi dhe për teknikë ushtarake.
“Fondi “Bujqësia” do të marrë suplementarisht 370.7 mln leva. Në motivet shënohet se “mjetet janë të domosdoshme për refinancimin e shpenzimeve në kuadrin e programeve dhe fondeve evropiane, si dhe për bashkëfinancimin suplementar kombëtar.”
Finalizimi i projekteve të periudhës së vjetër programore nga njëra anë nuk do të çojë në humbjen e financimit evropian, por nga ana tjetër – nuk do të çojë në angazhimin e një resursi suplementar financiar për përfundimin e projekteve gjatë disa viteve në vijim.
Sidoqoftë, mbetet keqardhja se këto mjete të parashikuara prej mbi 800 mln levash nuk çuan për shembull në uljen e deficitit në thesar, por u derdhën në sektorët e pareformuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, është shtyrë në Kuvend për vitin e ardhshëm. "Nëse nuk kemi një..