Tashmë shumë vjet shkencëtarët përpiqen të kuptojnë çfarë është lidhja midis parave dhe lumturisë dhe pse paratë e shumta nuk na bëjnë më të lumtur. Bëhet e qartë se përgjigjet nuk janë aq të ndërlikuara dhe ndodhen në psikologjinë njerëzore. Mund t’i gjejmë ato në raportin “Në se parat nuk ju bëjnë të lumtur, ndoshta shkaku është se nuk i harxhoni në mënyrë të drejtë”. Ai është hartuar nga shkencëtarë nga Universiteti i Kolumbisë Britanike, Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Amsterdamit.
„Në se parat mund të blejnë lumturi, pse nuk bëhet kështu në praktikë? Përgjigja është e qartë – sepse njerëzit nuk i harxhojnë në mënyrë të drejtë. Pas eksperimenteve të zhvilluara autorët e raportit rekomandojnë disa hapa, të lidhura me procesin e harxhimit të parave. “Në se këto hapa ndiqen, ato mund të ndihmojnë për arritjen e lumturisë” - komentoi Desisllava Nikollova nga Instituti për Ekonomi Tregtare.
„Në vend të parë ata rekomandojnë të mos blejmë sende, por të blejmë përjetime. Sendet vjetrojnë shpejt, derisa përjetimet mbeten në kujtesën tonë dhe vazhdojnë të na emocionojnë edhe pas përfundimit të ngjarjes. Sendet na bëjnë të lumtur kur i përdorim, por kur vetëm mendojmë për to – jo. Përveç kësaj përjetimet janë lidhur me persona të tjera dhe kjo është burim i lumturisë. Diçka tjetër, për të cilën na këshillojnë autorët e raportit është që të blejmë më shumë gjëra me çmim jo aq të lartë, sesa të blejmë gjëra të shtrenjta me përmasa të mëdha, si për shembull shtëpi të madhe apo automjet luksoz. Nuk ka asgjë të keqe në blerjet e mëdha, por lumturitë e vogla dhe më të shpeshta përforcojnë ndjenjën e lumturisë. Ndihmoni të tjerët, bëni dhurata – na këshillojnë shkencëtarët. Njeriu është kafsha më sociale në botë dhe harxhimi i parave për të tjerët na bën më të lumtur – dhe kjo është diçka e provuar.”
Desisllava Nikollova komentoi më shumë për paratë, lumturinë dhe vijën e varfërisë në Bullgari:
„Disponojmë me të dhënat e fundit të Evrostatit për varfërinë. Duket se Rumania na tejkalon për nga varfëria. Ka edhe një ndryshim metodik, edhe faktorë objektivë, që ndikojnë pozitivisht zhvillimin në lidhje me Bullgarinë. Por ndjenja subjektive për varfërinë nuk mund të ndikohet nga të dhënat statistikore. Është fakt se gjatë viteve të fundit vija e varfërisë rritet, d.m.th. standardi i jetesës së bullgarit të mesëm përmirësohet. Ka disa tendenca të qëndrueshme, për shembull, ekzistojnë grupe, të cilat janë më të rrezikuara nga varfëria. Këto janë familjet me shumë fëmijë apo prindërit e vetmuar me një apo më shumë fëmijë. Është fakt se njerëzit e moshuar nuk janë më të rrezikuarat. Por sipas Evrostatit përpjekjet duhet të drejtohen tek ky grup dhe tek të papunët. Ka një numër të vogël të njerëzve që kanë punë dhe pavarësisht nga kjo janë të varfër, por ata nuk janë problemi më i madh i politikës sociale në shtet. Më shqetësuese është përqindja e të papunëve që nuk ndikohet nga kushtet ekonomike. Ata nuk mund të gjejnë punë sepse nuk kanë arsim, kualifikim dhe dije që kërkohen në tregun e punës. Sipas Evrostatit pjesa e bullgarëve që nuk arsimohen dhe nuk dëshirojnë të përfshihen në tregun e punës është më e madhe në Evropë.”
Bëhet e qartë, se nëse njerëzit harxhojnë në mënyrë të drejtë parat e tyre ata mund të jenë të lumtur edhe me pak para. Dhe ndoshta para se të përqendrohemi mbi mirëqenien tonë financiare, duhet të mësohemi të mendojmë pozitivisht. Kështu do të kemi më shumë suksese në politikën sociale dhe vija e varfërisë do të rritet me ritme më të shpejta.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..