Me afrimin e dimrit amviset në Bullgari fshihen në kuzhinë dhe i përkushtohen përgatitjes së frutave dhe perimeve për dimrin. Turshia me karota, kastravec, speca kokozhare dhe lulelakër, të cilën ne e quajmë “turshi mbretërore”, speca të pjekur, ajvar, lakër turshi – këto janë vitaminat e dimrit për shumë familje bullgare, të cilat vazhdojnë traditën me gjithë asortimentin e madh nëpër supermarketet.
“Jo vetëm moti i mirë ka nxjerr shumë njerëz në Tregun e grave në Sofje – në fakt tani është koha e turshive. Në tregun më të madh në kryeqytet gratë zakonisht blejnë më lirë produktet e nevojshme për turshitë dhe kompostot për ditët e afërta të ftohta. Tezgat e tregtarëve ngjajnë “natyrës së qetë” të ndonjë piktori holandez: njëra pranë tjetrës janë radhitur kunguj ngjyrë portokalli, speca të kuqe, lulelakra e bardhë si dëbora, kastravecë të vegjël jeshilë, molla të kuqe dhe të verdha, dardha të mëdha, kumbulla dhe të tjera. Blerësit e parë jo vetëm kënaqen me këtë larmi të madhe – në sytë e tyre frutat dhe perimet janë ushqimet e ardhshme të konservuara për dimrin. Kështu është dhe për Jordanka Mitevën – 68 vjeçare, e cila prej vitesh përgjigjet për ushqimet e konservuara në familje dhe gëzohet se dy nipërit pëlqejnë specialitetet e saj.
“Gjithçka po e bëjmë vetë – turshi, lakër turshi, komposto. Është më lirë, sepse është prodhimi ynë, është edhe më i shijshëm sepse e bëjmë sipas shijes sonë. Ajvarin dhe reçelin – i bëj vetë. Nuk u kam besim turshive të gatshme – një kavanoz i madh, brenda të cilit ka 5 speca dhe më shumë ujë” – thotë amvisja dhe ndalon para tezgës së Trifon Najdenovit. Banori 71 vjeçar nga Sofja përveç se shet perime të freskëta nga kopshti i tij pranë qytetit milionësh, ofron dhe konserva të përgatitura sipas recetave të vjetra të grave në familjen e tij. Trifon ka gjetur vend për to në treg:
“Njerëzit e rinj preferojnë produktet e gatshme, të bërë në bazë të recetave të vjetra. Janë më të shijshme dhe ata i preferojnë. Dallimi midis ushqimit të bërë në shtëpi dhe atij industrial është i madh. Turshitë që ofrohen nga dyqanet zakonisht nuk janë nga produkte me cilësi të lartë. Unë vetë prodhoj perime dhe ofroj më të mirën që mund të gjendet në treg. Me kryesorja është se i bëj me dashuri!”
Si të gjithë popujt e Jugut edhe ne, bullgarët, duam ushqimin e mirë, ndërsa konservat shtëpiake janë pjesë e jetesës sonë. Me gjithë se vite me radhe turshitë dhe kompostot konsideroheshin si një trashëgim nga vitet e socializmit kur mungonin shumë gjëra, sot shumë njerëz përsëri kthehen tek tradita. Ajo daton nga kohë e moçme, siç thotë etnografja Evgenia Toneva. Prej vitesh ajo studion qëndrimin e bullgarëve ndaj specialiteteve të përgatitura në shtëpi dhe pohon, se dy e treta e banorëve tanë preferojnë të kenë turshi të prodhuar në shtëpi. Për këtë qëndrim nuk ka diferencë midis banorëve të qyteteve të mëdha dhe të fshatrave, midis njerëzve me arsim të lartë dhe atyre me arsim më të ulët, midis të rinjve dhe të moshuarve. Siç bëhet e qartë, tradita e konservimit të ushqimeve gjatë vjeshtës për dimrin, është e gjallë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..