Qyteti Tutrakan është një vendbanim, jeta e banorëve të të cilit prej kohe lidhet ngushtë me peshkimin. Kushtet e mira, që krijon lumi Danub dhe liqenet përreth që nga koha më e lasht sigurojnë bukën e gojës të popullsisë vendëse dhe ndihmojnë për lulëzimin e qytetit gjatë viteve. Gërmimet arkeologjike në rajon dëshmojnë, se peshkimi ishte një zanat i njohur në ato troje që në epokën e vjetër të gurit, pra 8 mijë vjet para Krishtit. Edhe më sot peshkimi mbetet zanati kryesor për nxjerrjen e bukës së gojës të disa prej familjeve në Tutrakan. Shumë dëshmi për traditat e peshkimit ruhen në Muzeun e Peshkimit dhe të Ndërtimit të Varkave në qytet. Që prej kohe banorët vendas e kanë lavdinë e peshkatarëve më të mirë dhe mjeshtërve më të mirë të punimit të varkave në rrjedhjen e poshtme të lumit Danub.
Muzeu u krijua para 40 vitesh, ndërsa koleksioni i tij pasurohet me çdo ditë që po kalon me sende dhe dokumente të reja. Ekspozita është e paraqitur në shtatë salla të renditura sipas kronologjisë. Kështu prezantohet zhvillimi i peshkimit dhe të mjeteve për zënien e peshkut që nga koha më e lashtë e deri më sot. Këtu mund të shihen grepa prej kocke dhe prej metali, rrjete të ndryshme të punuara edhe nga fije bimore e të tjerë.
“Muzeu i peshkimit është i vetmi i këtij lloji në mbarë Evropën dhe të gjitha eksponatet vjen të tregojnë zhvillimin e këtij zanati të lasht” – është i bindur Veliçko Atanasov përgjegjës në muze dhe adhurues i etshëm i peshkimit dhe varkave.
“Në muze vijnë shumë turistë gjatë tërë vitit. Ai u përfshi në Listën e 100-të Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë. Muzeu disponon më se 1800 eksponate. Për mua si peshkatar një interes përbën impianti, që imiton peshqit e llojit mustak në sezonin e mbarështimit. Tingujt që nxirren nga ky impianti bëhen, që peshqit e mëdhenj të dalin në sipërfaqen ujore dhe kështu mund të zihen. Këtu mund të shihen vegla të lashta të peshkimit pothuajse të harruara. Disponojmë një rrjetë për peshkim të quajtur “orie”. Disa peshkatarë të rinj në qytet vendosën të shfrytëzojnë këtë model, që të bëjnë një rrjetë të ngjashme. Karakteristike është, se kjo rrjetë lëvizet nën varkën dhe kur peshqit dalin nga thellësitë e ujit, lehtë kapen në të. Muzeu disponon edhe dokumente, të cilët tregojnë mënyrat më të përhapura të peshkimit në pjesën bullgare të lumit Danub. Krahas ekraneve për video të rregulluara në sallat disponojmë edhe një telefon special. Secili nga vizituesit mund të dëgjojë në të histori autentike të treguara nga peshkatari më i vjetër në qytet.
Në muze mund të shihet edhe maketi i një mulliri që lundron. Mullinj të tillë kishte në qytet para shumë dekadash. Në të kaluarën njerëzit e bluanin drithin me mullinj të lëvizur nga era. Mirëpo, qyteti Tutrakan shtrihet në një rajon, në të cilin nuk fryjnë erëra. Prandaj punuesit e varkave krijuan mullinj lundrues. Ato kishin platformën e anijes dhe lëshonin spirancë në gjiret e lumit. Që të vënin në lëvizje rrotullat, në vend të erës shfrytëzohej rrjedhja e ujit, e cila është 7 kilometra në orë. Sipas të dhënave në fillim të shekullit të kaluar në rajonin përreth qytetit Tutrakan kishte 25 mullinj lundrues. Për fat të keq asnjeri prej këtyre mullinjve nuk është i ruajtur. Sot vizituesit shfaqin një interes të theksuar ndaj maketit, i cilin paraqes teknologjinë e bluarjes së grurit në të kaluarën në rajonin tonë” – shpjegon Veliçko Atanasov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi:bulgariatravel.org, tutrakanmuseum.com, ebridge.info
Muzeu Historik i qytetit Tërgovishte ndodhet në një godinë të vjetër në lagjen e lashtë Varosha. Në të ruhen më se 30 mijë eksponate muzeore, më të vjetrit prej të cilëve janë nga koha e neolitit. Ato sende janë të zbuluara nga arkeologët pikërisht në..
“Në ritmin e kohës” – kishte shkruar një mjeshtër i grafiteve mbi monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje, ku secila prej figurave ushtarake ishte bojatisur me ngjyrat e heronjve me popullaritet nga stripat bashkëkohorë. Në ritmin e kohës përpiqet të..
Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në..