Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi bullgar “Fatzinjtë” – një start i fortë i Festivalit “Kinomania”

БНР Новини
Foto: zlatnaroza.bg

Një film i fortë, prekës, human. Film, i cili shtron shumë pyetje për realitetin tonë postsocialist, për qytetet provinciale bullgare që shpopullohen, për mungesën e punës që ka detyruar  prindërit të punojnë jashtë shtetit për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre. Film për rritjen e vështirë, për solidaritetin dhe dashurinë. Me duartrokitje të stuhishme publiku në sallën e madhe nr.1 në Pallatin Kombëtar të Kulturës mbrëmë, 12 nëntor, përcolli filmin “Fatzinjtë” me të cilin u hap Festivali “Kinomania”. Do të rikujtojmë, se në fillim të verës filmi bardhë e zi i regjisorit Ivajllo Hristov fitoi Çmimin e madh në Festivalin prestigjioz të filmave në Moskë. Para pak kohe fitoi dhe çmimin e madh “Trëndafili i artë” në forumin me të njëjtin emër për filma artistikë bullgarë. Në të filmi mori çmimin e publikut, kritikës, komunitetit të gazetarëve. Ndërsa aktorja e re Elena Tellbis mori çmimin për rolin më të mirë të femrës.

Në afishen e Festivalit “Kinomania” janë përfshirë akoma disa filma bullgarë: “Unë jam ti”, “Deri sa Aja flinte”, “Gruaja e jetës sime”. 100 vjetorit të kinematografisë bullgare u janë kushtuar dy dokumentarë. Njeri është për aktoren e talentuar Katja Paskalleva, e cila në vitin 2015 do të mbushte 70 vjeç. Tjetri prezanton kinokomeditë bullgare. Publiku i fëmijëve do të ketë mundësi të shohë filmin vizatimor mbi përrallën e Valleri Petrovit “Puk” me regjisor Anri Kullev. Një pjesëmarrje solide bullgare ka në filmin dokumentar “Jeta është një vallëzim pa fund” të regjisorit Andre Shandel. Personazhe në film janë trioja vokale e femrave “Sentimentel swingers” dhe trombisti Mihaill Josifov.

Festivali do të shfaq filma me të cilat do të nderojë  krijues të shënuar të Artit të Shtatë si Ingrid Bergamn. Mario Monicheli, Orsen Uels, Frank Sinatara, që kanë lindur para 100 vjetësh.

Në rubrikën “Festivali i festivaleve” janë mbledhur 18 tituj të dalluar të kinemasë botërore. Nëntë janë filmat e përfshirë në Festivalin tradicional të filmit francez. Ata janë me nominime dhe çmime.

Me interes të veçante pritet shfaqja e spektaklit “Hamlet”, ku shkëlqen me talentin e vetë  Benedict Cumberatch. Filmi shfaqet në sallonet e kinemave në gjithë botën. Spektatorët bullgarë do të mund të shohin dhe turneun botëror të “Roger Waters” – Muri”.

Në programin e Festivalit ka gjithashtu dhe filma të përzgjedhur të fëmijëve, filma italianë dhe muzikorë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD