Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoku nga atentatet në Paris po zbehet, por ndjenja e rrezikut po mbetet

БНР Новини
Foto: BTA

Ditën e tretë pas atentateve në Paris shoku po zbehet, jeta e përditshme gradualisht po rikthen tempin e saj normal dhe kështu shoqëria tregon se po rimëkëmbet nga ngjarja tragjike. Mirëpo, kjo nuk mund të fshijë gjurmët e thella të tragjedisë në shoqëri, si dhe zemërimin dhe indinjatën nga shfaqja e radhës e sëmundjes më të rëndë të botës moderne – terrorizmit. Reaksionet në Bullgari dëshmojnë për ndjeshmëri të madhe jo vetëm ndaj dhimbjes për viktimat. Ato tregojnë vendosmëri për përballimin e së keqes më të madhe. Bullgarët treguan qartë se po vuajnë bashkë me të afërmit e viktimave, duke vënë lule dhe duke ndezur qirinj para Ambasadës së Francës në Sofje, si dhe duke ndriçuar tërë godinën e Pallatit Kombëtar të Kulturës me ngjyrat e flamurit francez. Shumë bullgarë shprehën edhe pozitën e tyre personale, duke ngjyrosur fotografitë e tyre në Facebook.

Ndjeshmëria e madhe e bullgarit ndaj terrorizmit u detyrohet jo vetëm shfaqjeve të tij të radhës, por edhe faktit se ndër viktimat e tij periodikisht ka bullgarë. Tani, ndër të vdekurit në Paris kishte një person me shtetësi bullgare, në vitin 2012 në atentatin me bomba kundër turistëve izraelitë në Burgas vdiq një bullgar, kurse në vitin 2004 në serinë e shpërthimeve në Madrid vdiqën akoma katër bullgarë të tjerë.  

Megjithë vlerësimin se tani për tani nuk ka rrezik të drejtpërdrejt nga veprimet terroriste në Bullgari, autoritetet ndërmorën masa të rrepta preventive. Qeveria nuk i mbylli kufijtë, por e forcoi kontrollin në kufijtë tanë të jashtëm. Absolutisht të gjitha dokumentet në kufijtë tanë, të cilët janë të jashtëm për BE-në, kontrolloheshin. Kjo masë shkaktoi vonim të transitit përmes pikëkalimeve në kufirin me Turqinë, Maqedoninë, Serbinë, si dhe përmes pikëkalimimit – Aeroporti i Sofjes. Ndërkaq, u rrit niveli i sigurimit të të gjitha objekteve të kërcënuara potencialisht, u forcua prania policore në territorin e tërë vendit, kurse në disa krahina filloi një operacion i specializuar policor kundër migracionit ilegal, ku u kapën 130 imigrantë ilegalë.

Megjithë disa probleme, që shkaktuan masat e jashtëzakonshme, shoqëria jonë i konsideron si të përshtatshme dhe të nevojshme, madje një pjesë e shoqërisë është e mendimit se ato nuk janë të mjaftueshme. Mirëpo, në të njëjtën kohë, shoqëria është e shqetësuar  për ndjenjën se nuk bëhet mjaftë kundër terrorizmit dhe bën pyetjen nëse vendi është i gatshëm për t’i përballuar shfaqjet më të ndryshme të kësaj dukurie, duke pritur veprime më sistematike dhe më bindëse antiterroriste dhe një kontroll më të rreptë për shembull sa i përket fluksit të refugjatëve. Numri i tyre kohët e fundit u rrit shumë dhe ata shkaktojnë jo vetëm probleme ekonomike dhe sociale, por edhe politike për tërë kontinentin tonë. Shoqëria është në pritje gjithashtu të inkriminimit të islamit radikal, i cili gjithnjë e më shpesh shfaqet në Bullgari. Ajo shpreson te formimi i një bashkimi botëror, përfshi këtu bashkimin e rivalëve të mëdhenj, si SHBA-ja dhe Rusia, dhe jo vetëm të koalicioneve të pjesshme kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik”, sepse me veprimet e saj ajo tregon qartë se nuk i respekton kufijtë. Në këtë kontekst çdo një forum ndërkombëtar kushtuar këtij problemi do të jetë objekt i vëmendjes së rritur. Një prej forumeve të para këtej e tutje është mbledhja e jashtëzakonshme e ministrave të punëve të jashtme të BE-së, të thirrur këtë javë me kërkesë të Francës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD