Koncerti i shumëpritur i Krasimira Stojanovës dhe Ljudmill Angellovit është ngjarja e fundit e programit të festivalit “Piano Extravaganza”, edicionin e të cilit të katërt e ndjekim që nga 25 shtatori. Kjo është shfaqja e parë e tyre e përbashkët – një partneritet i muzikantëve të shkallës botërore. Ljudmill Angellov është drejtor artistik i “Piano Extravaganzas”, pianist me karrierë kureshtare si solist, interpretues dhome, pedagog, organizator festivalesh. Sopranoja Krasimira Stojanova është ndër zërat më të mëdhenj të skenës bashkëkohore operistike. Vite me radhë është soliste e Staatsoper-it të Vjenës, ka angazhime në tërë botën. Vetëm para disa ditësh ajo ngriti në këmbë publikun e sallës “Bullgaria” pas një interpretimi koncerti të operës “Otelo”, bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Në të njëjtën sallë, më 18 nëntor do të zhvillohet mbrëmja e këndimit. Më shumë hollësi për të mësojmë nga Ljudmill Angellovi:
Intervistën me Ljudmill Angellovin e incizuam para disa ditësh në Bullgarinë Veriore – në qytetin Dobriç. Atje filloi turneu kombëtar të një dueti tjetër të njohur, në të cilin pianisti interpreton bashkë me violinistin e njohur bullgar Vesko Eshkenazi, koncert mjeshtër i orkestrës mbretërore Koncertgebau të Amsterdamit (Holandë).
“Sivjet shënojmë përvjetorin tonë të 20-të si duo dhome – tregon Ljudmilli. – Koncertet tona të para të përbashkëta ishin para njëzet vjeç dhe që atëherë nuk pushojmë të interpretojmë së bashku. Këto vite janë edhe shumë, edhe pak. Ato janë një pjesë e rëndësishme e jetës sime aktive. Më duken pak sepse kemi aq shumë plane të tjera. Çdo një herë kur mblidhemi për prova dhe për të pargatitur programin e radhës jemi të frymëzuar dhe e bëjmë këtë me dëshirë të madhe. Këto janë momentet e rralla të lumtura në jetë – kur takojmë dikë, i cili mendon siç mendojmë ne. Kjo sjell një kënaqësi të madhe dhe lumturi për shkak të krijimit të muzikës – sipas meje këto janë gjërat më të rëndësishme në muzikën e dhomës. Para disa vjetësh interpretonim Mocart, Brams, kemi incizuar vepra të Gershuinit. Në repertorin tonë ka emra si Piacolla, Gardel, Po fillojmë një radhë koncertesh, me të cilat dëshirojmë t’i kënaqim të gjithë adhuruesit tanë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..