Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Unazë dhe byzylykë, paftë dhe verdhushkë

БНР Новини

Të punuar prej floriri, argjendi ose tunxhi stolitë ishin pjesë e rëndësishme e veshjeve festive të bullgares. Si të gjitha sendet në praktikat rituale popullore, edhe ato kishin rëndësi të madhe – në radhë të parë shërbenin për zbukurim, në radhë të dytë kishin forcë mbrojtëse. Krahas kësaj ishin pjesë e pandarë e disa riteve dhe zakoneve magjike. Ato hasen si në besimet popullore ashtu edhe në mjekësinë popullore.

Pafte, vathë, byzylykë, unazë dhe gushore shërbejnë për mbrojtjen nga sy të këqija dhetë liga. Ato gjithnjë vihen në vendet më të rrezikuara si balli, veshët, qafa, beli dhe krahët. Nuk është e rastit, se të gjitha ato pjesa të trupit të vashës mbulohen gjatë ritit të damës, pra në atë çast kur vasha kalon kufirin më të rëndësishëm jetik. Përveç vellos nusja mban stoli prej floriri ose argjendi. Mbi ballë ajo mban një verdhushkë, e cila lavdërohet në këngët e kolendarëve. Besohet se verdhushka duhet të jetë prej floriri që të tërheq bereqetin dhe pajtimin në familje. Besohet gjithashtu se floriri posedon një forcë të madhe. Prandaj verdhushka vihet edhe në veshjet e foshnjës së porsalindur.

СнимкаJanë të llojllojshme variantet, në të cilat shfrytëzohen stolitë e ndryshme të grave dhe kjo varet nga rajoni. Mirëpo, ka edhe shumë tipare të përbashkëta, për shembull byzylykët kanë rëndësi të madhe në ritet dasmore. Ata vihen në të ashtuquajturin “ujë me lule” me të cilin brumosen bukët. Në disa rajone në të bihen edhe paftat dhe vathët. E gjithë kjo bëhet me besimin, se nusja do të jetë mbrojtur nga sy të këqija dhe të liga dhe me shpresën se në familje do të ketë mirëkuptim. Gruaja ruan stolitë e saj me kujdes të madh gjatë tërë jetës. Pas lindjes së fëmijëve unaza e saj vihet në ujin me të cilin lahen bebet e porsalindura. Ditën e tretë pas lindjes së foshnjës rregullohet një sofër. Në të duhet të ketë kripë, bukë dhe verë. Pranë tyre në afërsi të fëmijës vihen paftat, byzylykët, stolitë e tjera. Sendet e ritit janë për orët, të cilat vijnë në mesë të natës që të paracaktojnë fatin e foshnjës.

СнимкаSiç dihet unaza ka rëndësi të madhe në praktikat e ritit para martesës. Nata e Vitit të Ri, Ditën e Shën Gjergjit, Pashkët kryhet riti i të quajtur “këndim të unazave”. Ky zakon vjen të tregojë për kë do të martohet vajza. Ditën e Shën Gjergjit mjelja e parë bëhet përmes një unaze, që të mbrohen delet nga sy të këqija dhe gjatë verës të kenë shumë qumësht. Po atë ditë unazë vihet edhe në të ashtuquajturën “ujë të heshtur”, pra ky ujë mbahet në heshtje të plotë nga burimi deri te shtëpia. Me këtë ujë spërkatet kopeja, që të mos vjedhin njerëz të keq qumështin. Një rit i tillë kryhet para shirjes, aty ku do të ndahen kokrrat nga kashta.

Bashkë dhe veçmas paftë, unazë, byzylykë dhe vathë shfrytëzohen në namatisjet për të larguar sy të këqija, frikë, magji. Në se ndonjë nuse e re do të vdesë, atëherë asaj i vihen edhe stolitë. Besohet se ato do ta çojnë në botën e përtejme. Në se një ditë ato stoli do të zbulohen, besohet se posedojnë një forcë të madhe mbrojtëse kundër magjive. Si një shenje e mirë pranohet kur njeriu ëndërron se ka unazë në dorë. Kjo do të thotë pasuri dhe fitim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD