Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ylberi i Sozopollit” përsëri mblodhi interpretues të talentuar popullorë

Një ylber folklorik i talenteve ndriçoi qytetin Sozopoll para ditëve të numëruara. Qyteti ynë i bukur bregdetar ishte port për shumë bullgarë, të tërhequr nga muzika dhe vallet tona popullore. Rasti ishte – Konkursi i dytë folklorik “Ylberi i Sozopollit”. Me gjithë se është shumë i ri, ai fitoi popullaritet të madh ndër aktivistët e artit tonë tradicional. Më shumë pjesëmarrës kishte nga rajoni i Varnës dhe Burgasit, nga qytetet Haskovo, Shumen etj. Për dy ditët e konkursit skena e Vatrës së kulturës “Prifti Pajisij” mblodhi 500 pjesëmarrës, të veçuar në 5 grupe sipas moshës. Ata garuan në kategoritë për interpretim solo, të dhomës, interpretim në ansambël, melodi instrumentale dhe valle. Me siguri “Ylberi i Sozopollit” është një start i fuqishëm për laureatët.

Është gjë e mirë, se mikpritësit e “Ylberi i Sozopollit” kishin siguruar kushte të mrekullueshme për garën, nuk kishte asfare taksa për pjesëmarrje. Për solistët, që nevojiteshin për shoqërim, ishte siguruar grup instrumental. Drejtor i konkursit folklorik është Pepa Zaprjanova – këngëtare e njohur nga krahina e Stranxhës, pedagoge vokale, dirigjente e kolektivit të fëmijëve. Përvojën në organizimin e festivaleve dhe festave ajo e konfirmoi me edicionin e dytë të suksesshëm të “Ylberit të Sozopollit”. Ja se çfarë tha ajo:

“Për vit të dytë  Konkursi kombëtar folklorik “Ylberi i Sozopollit” është nën patronazhin e z. Panajot Rejzi – Kryetar i Bashkisë. Qëllimi i konkursit është shfaqja e talenteve në fushën e artit folklorik muzikor-valltar. Secili prej pjesëmarrësve merr diplomë për pjesëmarrje dhe për klasifikimin përkatës nga juria profesionale. U paraqitën shumë kolektiva valltare, vokale, të cilët interpretuan folklor tradicional dhe të përpunuar, gjithashtu dhe shumë pjesëmarrës individual – rreth 160 në grupet e ndryshme të moshës. Niveli ishte jashtëzakonisht i lartë dhe juria u vështirësua, por në fund të fundit të gjithë mbetën të kënaqur nga vlerësimi preciz. Kishte Çmime speciale, që ishin për kontribut të jashtëzakonshëm në artin e interpretimit. Në vend të parë dua të theksoi se u dhanë dy Çmime për interpretim me stil të këngëve popullore – Petja Panevës nga Shkolla  Kombëtare e Arteve “Dobri Hristov” – Varna, dhe Pllamena Ilievës nga Burgasi. U dha çmim pjesëmarrësit më të vogël – Katerina Lluçkovës – një fëmije 4 vjeç me talent të madh, ajo ishte nga kopshti i fëmijëve “Detelina” në qytetin Burgas. Pjesëmarrësi më i moshuar ishte interpretues i gajdes dhe ishte 86 vjeçar. U dhanë çmime të posaçme për pedagogun më të ri, si dhe për arritje  më të larta në fushën e pedagogjisë.”

Për herë të parë në konkurs u paraqit  kostumi tradicional popullor. Grupi vokal për folklor autentik “Ruçej” nga qyteti Topolli, afër Varnës, prezantoi kostumet popullore karakteristike për rajonin. Amatorët gjithashtu morën çmim të posaçëm.

“Jam e lumtur, se folklori është i gjallë në zemrat e të rinjve dhe të moshuarve, jam e lumtur, se pasuria jonë kombëtare do të ruhet” – tha në përfundim znj. Pepa Zaprjanova.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë nga arkivi persona i Pepa Zaprjanovës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Momçillovci prezantoi kosin bullgar në Shangai

Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..

botuar më 25-10-06 7.50.PD

Momçillgradi magjeps banorët e Sofjes me shijen dhe folklorin e Rodopeve

Rodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në atmosferën e Bashkisë së Momçillgradit dhe në pasurinë e saj kulturore e natyrore nën moton..

botuar më 25-10-04 9.35.PD

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..

botuar më 25-09-20 7.05.PD