Gjatë viteve të fundit muzika xhaz në Bullgari zhvillohet me sukses. Muzikantët bullgarë krijojnë muzikë të vetë autori dhe grumbullojnë përvojë të vlefshme në turnetë jashtë shëtit dhe në takimet me xhaz muzikantët e skenës botërore. Një nga instrumentistët më të dalluar tanë është Zhivko Petrov, të cilin e kemi prezantuar shumë herë në programet tona.
Sivjet ishte shumë i frytshëm për të dhe për trion e tij JP3. Pianisti krijoi dy albume, bëri një turne në Kanada, tani prezantohet para publikut bullgar. Gjatë pranverës Zhivko Petrovi krijoi albumin e tij të parë solo “After 4”. Për Radio Bullgarinë ai tha se zemra e tij, ndjenjat dhe perceptimet personale e frymëzuan për krijimin e 10 veprave të përfshira në album. Kështu pianisti befasoi adhuruesit e tij me vepra klasike, jo të muzikës xhaz. Zhivko është i mendimit se njeriu duhet të grumbulloje mjaft përvojë dhe pjekuri për të krijuar pjesa klasike. Katër janë gjërat më të rëndësishme në jetën e tij – dashuria, bilanci, liria dhe të menduarit. I frymëzuar nga ata muzikanti i talentuar krijon tashmë shumë vjet me radhë. Ai kërkon frymëzim edhe në katër drejtimet e botës gjatë udhëtimeve, në mençurinë e grumbulluar gjatë katër dekadave të e jetës së tij. Ja se çfarë tha ai para mikrofonit të Radio Bullgarisë:
Pothuaj njëkohësisht doli edhe albumi “Between the world”i trios së tij JP3. Veselin Veselinov – Eko, Dimitër Semov dhe Zhivko Petrov bënë një turne kombëtare, pastaj dhënë koncerte në qytetet më të mëdha të Kanadasë. Atje Zhivko prezantoi edhe albumin e tij “After 4”. Duke pasur parasysh reagjimin e publikut mund të them se muzika e tij u pranua shumë mirë, në mënyrë emocionuese. Si autor në albumin “Between the world” kontribut të vet ka edhe Vselin Veselinov – Eko. Të dy muzikantët kanë një kompozim të përbashkët, kushtuar muzikantit legjendar Jako Pastorius.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para..