Sa shtete mund të vizitoni për një ditë? Këtë të diel për një udhëtim kulinar, muzikor dhe kulturor përmes 70 vendeve na ftojnë gratë e Klubit Ndërkombëtar të Grave në Sofje. Për herë të parë ato organizojnë ekspozitën bamirëse pazar të Krishtlindjeve me pjesëmarrjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare dhe diplomatike në Bullgari. Më shumë hollësi për këtë veprimtari mësojmë nga ndihmës koordinatorja e pazarit Allbena Xhouns:
“Marrin pjesë 66 vende, kështu që vizituesit do të kenë mundësi t’u kënaqen 66 shijeve të ndryshme. Tërë ditën në skenë do të prezantohet folklori i vendeve pjesëmarrëse. Do të jetë kolorite, interesante dhe argëtuese. Natyrisht banakët më të mëdhenj janë të SHBA-së , Britanisë së Madhe dhe Meksikës, por të gjithë pjesëmarrësit bënë përpjekje të përgatitin gjella të shijshme dhe interesante. Pasi pazari do të jetë më 6 dhjetor – Ditën e Shën Nikollës, të gjithë do të ofrojnë ushqime të gatuara me peshk. Krahas gjellëve do të ketë edhe shumë ëmbëlsira, çokolate, pije, lodra, stoli dhe kozmetikë. Organizojmë dhe një këndë special fëmijësh, ku prindërit mund të lënë fëmijët që të bëjnë pazar.”
Ekspozita Pazar nuk do të jetë vetëm një festë e kushtuar Krishtlindjeve me shumë muzikë, valle dhe gjella nga mbarë bota. Të gjitha mjetet e grumbulluara do të shfrytëzohen për kauza mirëbërëse:
“Qëllimi kryesor i ekspozitës pazar është bamirës. Vjet grumbulluam pothuajse një çerek milion leva, të cilat i dhuruam për qëllime bamirëse. Si një organizatë e grave, natyrisht interesohemi për të gjitha organizatat mirëbërëse të lidhura me gratë dhe fëmijët. Ndihmojmë gra në gjendje jo të barabartë, dhe gratë që dëshirojnë të vazhdojnë arsimin. Përkrahja jonë kryesore është për fëmijët. Në Bullgari ka shumë jetimore dhe ne u ndihmojmë të gjithëve.”
Ekspozita tradicionale mirëbërëse Pazar organizohet në Inter Ekspo Centër në Sofje më 6 dhjetor nga ora 10 deri më 17. Hyrja është 3 leva. Radioja Kombëtare Bullgare është partnerja mediatike e veprimtarisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..