Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për çmimin publik të furnizimit privat me ujë dhe alternativat që ekzistojnë

БНР Новини
Foto: arkiv

Kudo në botë në sferën e furnizimit me ujë vëzhgohet rikthim te format publike të administrimit. Gjatë 15 viteve të fundit afro 235 qytete në botë, ndër të cilat Parisi, Berlini, Budapesti, Buenos Airesi dhe Kuala Lumpur, i ndërprenë, ose nuk i zgjatën afatet e kontratave të lidhura me koncesionerët privatë. Në disa shtete, si Holanda, Belgjika, Austria dhe shtetet skandinave, furnizimi me ujë sipas traditës është pothuaj 100 për qind publik.

Në kontrast të tendencave botërore dhe evropiane, në Bullgari debati për çmimin publik të ujit mbetet disi temë tabu.

Para pak kohe Satoku Kishimoto, një studiuese nga Instituti Transkombëtar në Amsterdam, mbajti në Sofje një ligjëratë me temë: “Rikthimi i furnizimit publik me ujë”, me ftesë të projektit “Perspektiva të reja të majta” dhe të fondacionit gjerman “Roza Luksemburgu”. Për Radio Bullgarinë ajo bëri një analizë të shkurtër historike të formave të administrimit të ujit dhe të sfidave të reja:

“Një etapë shumë e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar është rezoluta e OKB-së që nga viti 2010, sipas së cilës aksesi tek uji është e drejta kryesore e shoqërisë. Ky është edha shkaku për politikat e ndryshme të furnizimit me ujë. Institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe shumë politikanë pretendojnë se uji është thjeshtë një mall, si të gjitha të tjerat. Nga ana tjetër, shumë organizata, përfshi këtu dhe organizatën tonë, vënë në dukje se uji është pasuri e të gjithë njerëzve.”

Problemi kryesor për kompanitë private janë investimet, të cilat janë afatgjata dhe përkatësisht nuk janë tërheqëse. Ata kanë interes që humbjet të kompensohen nga “partneri publik”. Kështu sektori publik dhe tatimpaguesit ngarkohen dy herë, një herë familjet paguajnë faturat e tyre dhe akoma një herë ata, këtë herë si tatimpagues subvencionojnë investitorin privat.

“Është shumë vështirë që një kompani private të realizojë një investim kaq afatgjatë. Qëllimi i tyre është fitimi i shpejtë. Uji është monopol i natyrshëm. Njerëzit nuk mund të zgjedhin ujësjellësit. Thënë shkurtimisht, uji nuk mund të jetë objekt i konkurrencës së tregut të lirë. Nuk është e rastit se në shumicën e vendeve të zhvilluara në Evropë, si edhe në SHBA dhe Japoni, parimi i aksesit universal te uji publik është realizuar që në mes të viteve 80 të shekullit XX.”

Në Bullgari ujësjellësit publikë janë të moshës mesatare 36 vjeç. Koncesioni “Uji i Sofjes” është partneriteti i vetëm publiko-privat, 77.1 për qind e tij është e kompanisë franceze Veolia, dhe ka një histori 15 vjeçe. E pyetëm zotin Georgi Medarov, autorin, bashkë me Vanja Grigorovën, të studimit “Objektivi – furnizimi publik i ujit”, cilat janë të metat kryesore të sistemit të furnizimit me ujë te ne dhe nëse koncesioni i Ujit të Sofjes çoi te përmirësimi i cilësisë së shërbimit?”

“Kudo problemi kryesor janë humbjet nga pikëpamja e ndërtimit të stacioneve të pastrimit të ujit dhe të kanalizimit. Në qoftë se vëzhgohet ndonjë progres, ai u detyrohet kryesisht mjeteve nga programet e BE-së. Konkretisht për koncesionimin në Sofje, nuk ka progres në pakësimin e humbjeve, por në të njëjtën kohë ka rritje të madhe të çmimeve, rreth 4 herë mbi ato të parashikuara në kontratë. Për fat të keq, edhe në shoqëritë bashkiake, edhe në ato shtetërore, ka probleme lidhur me mungesën e investimeve. Kjo, që tregojmë në studim, është se koncesionimi nuk është thjeshtë alternativë dhe se duhet të kërkojmë mënyra të tjera për zgjidhjen e problemit lidhur me deficitin e mjeteve në sektor. Në fakt koncesionimi përbën një borxh dhe pas kësaj ky borxh paguhet nëpërmjet faturave të ujit. Përveç kësaj kompanitë private gjithashtu marrin hua dhe kanë shpenzime lidhur me kreditë, por ato do të ishin më të ulëta në qoftë se ishin marrë nga ndonjë institucion publik. Në plan afatgjatë shpenzimet janë më të mëdha, pa pasur ndonjë dobi publike nga e gjithë kjo.”

Mirëpo, alternativat e administrimit janë të ashtuquajturat “partneritete publikе-publike”, ose format e kooperimit midis dy bashkive, ose midis shtetit dhe bashkisë. Në këtë mënyrë qytetarët, nëpërmjet votës së tyre, mund të ushtrojnë kontroll dhe të sanksionojnë politikat joefektive dhe fokusi nuk është fitimi i aksionarëve, por aksesi i mirë te një resurs natyror.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD