Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e parë e vitrazhit u kthye e pasuruar në Sofje

БНР Новини
3
Foto: Veneta Pavllova

Deri më 15 dhjetor në godinën e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë në rrugën “Shipka” 6 në kryeqytet mund të shikohet një ekspozitë e përsosur. Bëhet fjalë për artin e vitrazhit. Në fakt, kjo është ekspozita e parë tek ne, e cila i kushtohet krejtësisht historisë dhe arritjeve moderne në artin e vitrazhit. Ja se çfarë tregon për Radio Bullgarinë Venera Konstantinova, sekretare e seksionit “Arte Monumentale” në Lidhjen e Piktorëve Bullgarë.

“Ideja për këtë ekspozitë është e piktorit Jurij Vasilev, i cili është anëtar i seksionit “Arte monumentale” dhe menaxheri i saj Iskra Pavllova. Ata themeluan fondacionin “Art Qelqi Bullgar” dhe kanë galerinë “Vitra” në Sofje. Gjatë muajit shtator 2014 aty u hap kjo ekspozitë, e cila kishte një sukses shumë të madh, sepse kjo është ekspozita e parë me vitrazhe në Bullgari. Deri tani një gjë e tillë nuk ishte bërë.”

Organizatorët vendosin ta shoqërojnë ekspozitën me një lloj kopshti për fëmijët, në të cilin vogëlushët të pikturojnë, të formojnë forma kubike, të formojnë vitrazhe.

“Dhe pas kësaj ekspozita u nis në një turne jashtëzakonisht të suksesshme në qytetet Varna, Tërnovo, Sliven dhe Stara Zagora gjatë një interesi shumë të madh. Sipas llogaritjeve të galerive në të cilat ka qenë, ajo është e vizituar prej rreth 1 mijë fëmijëve, që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nga pikëpamja arsimuese dhe edukuese. Në fakt një nga qëllimet e ekspozitës është të mund t’i tregojë publikut bullgar se cili është arti me cilësi dhe ai të mund të dallojë një vepër amatore nga një krijim të punuar në mënyrë profesionale. Sepse pas ndryshimeve tek ne tregu ishte plotpërplot me krijime me prejardhje dhe cilësi të dyshimtë.

Një qëllim i rëndësishëm i nismës është që të mund të tregohet arti i vitrazhit në godina përfaqësive publike. Prandaj në ekspozitën me fotografi me ngjyrë janë të pranishme krijime të piktorëve të njohur si Deçko Uzunov, Harallampi Taçev, Ivan Penkov, Nikolla Bukov e të tjerë. Në këtë mënyrë publiku mund përmes fotografive të “vizitojë” godinat, të cilat nuk janë të hapura për publikun e gjerë.

Ekspozita e tanishme e quajtur “Vitrazhi Bullgar – Kthimi” është i pasuruar mjaft. Krijimet e veta në të tregojnë rreth 30 krijues. Pjesa më e madhe prej tyre janë nga seksioni “Arte monumentale” në Lidhjen e Piktorëve Bullgarë. Ka dhe 5 krijues të rinj-debutues. “Ekspozita ka pasur një sukses shumë të madh. Unë e shpjegoj me faktin se, kjo është një teknikë e rrallë, shumë emociononte, nuk ka njeri në botë të cilit vitrazhi të mos t’i ndikojë. Dhe kjo i dedikohet forcës së jashtëzakonshme të ngjyrës, e cila në përshtatje me dritën magjeps shqisat tona. Ky është fundi i ekspozitës dhe prandaj e kemi quajtur “Kthimi” – ve në dukje Venera Konstantinova. Ajo është e lumtur se në prag të ekspozitës një nga organizatorët e projektit Iskra Pavllova, ka marrë dekoratën e gazetarëve të Varnës, të cilët pasqyrojnë tematikën kulturore.

“Qelqi nuk është vetëm art, jo vetëm material – shënoi në vernisazh kritiku i arteve Filip Zidarov. – Qelqi është në gjendje jo vetëm të lëshojë dritën, por është në gjendje ta pasqyrojë, ta pranojë dhe ta transmetojë. Dhe prandaj, kur njeriu ka fatin të bjerrë në ato katedrale të madhërishme gotike në të cilat mund të shikohet arti i vitrazhit, këto dritare, të cilat ai i shikon, dalin më tepër se janë dyer drejt së përtejmes, drejt përjetësisë. Dhe bashkë me muzikën, me të kënduarit gregorian dhe me organon e Hendelit dhe Bahut ose me krijimtarinë e Mikelanxhelos, njeriu ka mundësi të afrohet deri tek kjo gjë e madhërishme, të quajtur “përjetësi në art” dhe në shpirt”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD