Një ngjarje e shquar dhe e rëndësishme për vendin tonë me një shenjë pozitive shënoi javën e kaluar mjaft turbulente. Më në fund aksionarët në kompaninë e projektuar bashkërisht “Aj Si Xhi Bi” – “Holdingu energjetik Bullgar ”EAD dhe “Posejdon” firmosën përfundimisht vendimin investues për ndërtimin e lidhjes midis sistemeve të gazit Greqi-Bullgari. Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova deklaroi se ky projekt strategjik është i rëndësishëm jo vetëm për Bullgarinë dhe Greqinë, por dhe për të gjithë regjionin e Evropës Juglindore, sepse do të japë mundësi për një diversifikim real të burimeve për furnizim të gazit natyror. Ministri shënoi se, projekti është një pjesë bazë nga korridori Jugor i gazit dhe ndërtimi duhet të fillojë gjatë tetorit të vitit 2016, kurse në mesin e vitit 2018 pritet të fillojë dhe eksploatimi tregtar.
Në fakt ky projekt është një etapë nga realizimi i idesë për lidhje të tjera të gazit me Rumaninë, Serbinë, Turqinë të cilat do të jenë themeli për realizimin e konceptit për ndërtimin e qendrës shpërndarëse të gazit në territorin e Bullgarisë. Ky vizion qe i ndarë dhe nga drejtori i “Tregut të brendshëm energjetik” pranë Komisionit Evropian Kllaus – Diter Borhard, sipas të cilit Bullgaria disponon me infrastrukturë të shumtë, e cila duhet të bashkohet. “Në qoftë se mundim të pajisemi me lidhjet e domosdoshme midis sistemeve me vendet fqinje, atëherë jam optimist se do të mundim të arrijmë një qendër regjionale shpërndarëse të gazit në Bullgari, e cila do të jetë në zemër të sigurisë të furnizimeve për të gjithë regjionin dhe bile përtej tij”, tha Borhard. Në fakt prania e Borhardit qe jo vetëm në lidhje me nënshkrimin e vendimit të investimit për interkolektorin me Greqinë. Ai dhe zëvendëskryeministri mbi fondet evropiane dhe politikën ekonomike Tomisllav Donçev e shpallën marrëveshjen midis qeverisë së Bullgarisë dhe Komisionit Evropian për krijimin e një grupi të përbashkët pune, i cili të përkrahë zhvillimin e konceptit tregtar, biznes planin dhe planin financiar për shpërndarësin e gazit “Ballkan”. Në emër të komisarit evropian mbi energjetikën Migell Arias Kanete, Kllaus-Diter Borhard nënvizoi interesin e madh të Komisionit Evropian për ndërtimin e qendrës regjionale për gaz në Bullgari, që mund të jetë një trampolinë e rëndësishme për zhvillimin e sektorit të gazit në Evropën Juglindore, që të mund të garantohen furnizimet për të gjitha vendet në regjion. Për shkak të kësaj komisari Kanete përshëndeti krijimin e këtij grupi të punës.
Përmasat politiko-ekonomike të këtyre ngjarjeve i vizatoi kryeministri Bojko Boridsov, i cili sqaroi se, marrëveshjet me kryeministrin grek Aleksis Cepras, me sekretarin e shtetit Amerikan Xhon Keri dhe me Komisionin Evropian, me presidentin e Azerbajxhanit Aliev, dhe me presidentin e Turkmenisë . Bullgaria mund të arrijë shumë mbi 10 miliardë metra kubike kapacitet për shpërndarjen e gazit, kurse qëllimi bullgar është 20 miliardë metra kubike. “Që të gjithë kemi interes që kjo të rastis, deklaroi Borisov dhe shtoi se, ne i japim mundësi secilit, i cili është dakord të respektoi paketën e Tretë të liberalizimit, të respektojë rregullat e Bashkimit Evropian, të marrë pjesë. Duke ju referuar kësaj mënyre të investitorëve potencial kryeministri në fakt më në fund e vendosi kalin përpara karrocës, me fjalë të tjera mundi të gjejë një logjikë ekonomike në rrymën e përmbushur me çdo lloj interesash të gazit natyror.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..