Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bellosllava me një koncert para Krishtlindjeve

Foto: arkiv personal

Para festave të Krishtlindjeve këngëtarja e njohur bullgare Bellosllava do të bëjë një koncert të madh . Ai është pjesë e programit të edicionit të 29-të të Festivalit Muzikor të Vitit të Ri, të organizuar në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Më 15 dhjetor këngëtarja do të dalë në skenën e sallës numër tre, bashkë me kolegët e saj – muzikantët të muzikës xhaz – Dimitër Semov (perkusione), Dimitër Karamfillov (kontrabas),  Rosen Zahariev Roko (trumbetar), Elena Kokorska (vokale) dhe me praninë e detyrueshëm të pianistit Zhivko Petrov.

Ja se çfarë na tregoi Bellosllava për koncertin e saj të ardhshëm: “Mund të them se turneu është një përgatitje për turneun tim kombëtar që do ta bëj vitin e ardhshëm në nëntë qytete. Në këtë turne do të prezantoj albumin tim më të ri, i cili do të dalë në treg gjatë marsit. Titulli i tij do të jetë “Koha për mua je ti” dhe është i katërti në veprimtarinë time artistike. Shfaqja ime në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të jetë e fundit për këtë vit. Në sallë do të projektojmë spote të këngëve nga tri albumet e fundit të mia. Do të prezantoj edhe singlin e fundit nga albumi im i ardhshëm – “Bukuri”. Premiera e tij do të jetë më 15 dhjetor. Në koncert do të ndajmë këngët sipas zhanreve. Aranzhimet e këngëve që do t’i interpretoj, janë shkruar nga Zhivko Petrovi. Në pjesën e dytë do të prezantoj katër singlet e albumit të ardhshëm dhe videot pranë tyre. Pjesa e tretë do të jetë shumë interesante. Mysafir im do të jetë kampioni i beatbox-it SkilleR, i cili do të zbukurojë pjesën tonë R&B. Në skenë do të kërcejë një vajzë e re shumë e talentuar Xhoana Nuamerue. Do të përfundojmë koncertin me disko – me akustikë dhe kërcime. Do të përpiqemi ta ndryshojmë imazhin e sallës numër tre të Pallatit Kombëtar të Kulturës me multimedie, tingull të bukur dhe njerëz të mrekullueshëm.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova në një nga koncertet e saj në vitin 2024

Ylli i muzikës pop bullgare Lili Ivanova do të këndojë para publikut të Plovdivit

Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..

botuar më 25-11-15 4.40.PD

Për Shën Cecilian – një koncert në kujtim të organistit virtuoz Janko Marinov

Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..

botuar më 25-11-14 2.00.MD
Janka Rupkina

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare – “Kalimanku Denku” – një perlë në krijimtarinë e këngëtares Janka Rupkina dhe kompozitorit Krasimir Kjurkçijski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal

botuar më 25-11-14 6.05.PD