Ajo është arkeologe dhe prirja e saj është që të punojë me dhe për fëmijët. Dëshira e saj është që të krijojë në Bullgari vende, të cilat do t’i ndihmojnë fëmijët që të rruajnë më gjatë kureshtjen ndaj botës. Me çdo një projekt të ri ajo plotëson ëndrrën e saj. Dëshiron që vendet e mërzitshme, të cilat i vizitojmë çdo ditë, të bëhen vende interesante dhe frymëzuese për fëmijët tanë. Të mund të shkojmë në bankë, në farmaci, në dyqan apo në bibliotekë pa pasur nevojë t’u shpjegojmë fëmijëve se duhet të sillen “siç duhet” dhe se nuk duhet të pengojnë njerëzit e tjerë. T’i japim mundësi që të kuptojnë jetën tonë të përditshme dhe ajo të bëhet frymëzim për mësimin e tyre. Sepse fëmijët vazhdimisht janë gati të mësojnë në se nuk i vëmë kufizime.
Ajo është Vesella Gerçeva dhe aktualisht është drejtoreshë programore e qendrës arsimore për fëmijë “Muzejko”. Në vazhdim të 10 vjetësh ajo punon mbi këtë nismë dhe paralelisht krijon prototipa të vogël të saj në muzetë tradicionale bullgare.
“Hapësirat për fëmijë në muzetë” është një projekt i financuar nga fondacioni “Amerika për Bullgarinë”. Në kuadrin e tij krijuam 6 vende të tilla. Qëllimi ishte që të tregojmë se në muzetë ka vend për fëmijët, se muzetë nuk janë të mërzitshëm dhe plot pluhur, por përkundrazi – se janë vende të gjalla dhe tërheqëse, në të cilat ekipet punojnë aktivisht mbi projekte interesante shkencore.”
Vesella Gerçeva dhe kolegët e saj nga Universiteti i Ri Bullgar kanë krijuar hapësira të specializuara për fëmijë në përputhje me temën dhe konceptin e muzeut konkret në: muzeun arkitektural “Etëra” në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore), në Muzeun Kombëtar Ushtarak dhe në Muzeun “Toka dhe Njerëzit” në Sofje, në muzetë rajonalë historik të qyteteve Bllagoevgrad dhe Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore). Ata i kanë dhuruar dhe një ekspozitë të lëvizshme muzeut të qytetit Shumen (Bullgari Veriore).
“Ndoshta është e rëndësishme që të them se me fëmijët gjërat nuk bëhen kështu siç i planifikojmë – as kur jemi prindër, as kur punojmë me ta. Privilegji im i madh është se po punoj në një moment, kur në Bullgari mblodhën në një vend shumë bashkëmendimtarë për idenë, se fëmijët kanë të drejtën të kenë vende të tyre dhe se është me rëndësi të madhe që t’i frymëzojmë. Domethënë unë punoj jo vetëm mbi bazën e përvojës sime, por edhe mbi bazën e nismave të tjera, që tashmë funksionojnë me sukses. Bëhet fjalë për shumë njerëz, të cilët gjatë 5 vjetëve të fundit kapërcyen një barrierë në këtë që fëmijët në Bullgari kishin mundësi të bënin. Për këtë arsye gjërat në këto hapësira të reja gjithnjë e më shumë fillojnë të bëhen kështu siç më pëlqen mua.”
Ideja është që të krijohen sa më shumë vende, të cilat u ofrojnë fëmijëve mundësi të reja. Të menduarit, dëshirë për të mësuar, për të eksperimentuar dhe për të krijuar – këto janë gjërat, të cilat i provokojnë ashtuquajturat “vende të mençura për fëmijë”. Vesella Gerçeva tha se ajo vetë nuk ka ndonjë vend të parapëlqyer, prej këtyre, të cilat ajo ka krijuar.
“I parapëlqej të gjithat në mënyra të ndryshme. I pari – në muzeun historik të qytetit Bllagoevgrad ishte më i vështirë, sepse duhej të bënim shumë gjëra për herë të parë. Kjo që është më e ndryshme, sepse është bërë në një muze unike është hapësira për fëmijë në muzeun arkitektural “Etëra”. Ai është muze nën qiell të hapur dhe ka 6 apo 7 muaj aktive. Kjo është një sfidë e madhe për materialet, prej të cilave janë krijuar eksponatet dhe instilacionet. Muzeu Ushtarak i Sofjes ishte një përjetim i paharrueshëm duke folur për punën me ekipin e tij. Temat, mbi të cilat njerëzit atje punojnë dhe bëjnë studimet e tyre janë shumë të vështira për prezantim para fëmijëve. Historia ushtarake ka një nivel i konsiderueshëm i abstraksionit për një vogëlush, i cili akoma zgjidh konfliktet e veta në mënyra shumë të drejtpërdrejta.”
Gjithçka e bërë nga ajo na tregon se në fakt nuk ka vende të papërshtatshme, të ndaluara dhe të painteresante për fëmijët. Vetëm duhet t’u japim atyre mundësi që të hyjnë në jetën tonë të përditshme. Kështu ata do të grumbullojnë dituri pa orvatje nga ana e prindërve dhe pa bërë diçka kundër dëshirës së tyre. Prova për faktin se gjithnjë e më shumë njerëz e kuptojnë këtë është numri në rritje i vendeve të përshtatshme për fëmijë në ndërtesat publike. “Kështu ndryshojmë mënyrën, në të cilën fëmijët mësojnë, pa ndryshuar sistemin e arsimit” – është e bindur Vesella Gerçeva.
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...
Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të..
Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje..
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë..