Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krishtlindjet në Operën e Sofjes

Foto: operasofia.bg

Në prag të festave të Krishtlindjes, programi i Teatrit Kombëtar për Opera dhe Balet në kryeqytet është jashtëzakonisht i pasur. Nga data 4 deri më 27 dhjetor në afishen e tij janë përfshirë shumë shfaqje të operës, baletit dhe për fëmijë, të përzgjedhur posaçërisht për festivalin “Krishtlindjet në Operën e Sofjes”. Aktiviteti u hap me koncert (më 4 dhjetor) në të cilin për herë të parë u ekzekutua “Oratoria e Krishtlindjes” e Mitropolitit Illarion (Alfeev). Në të tingëlluan zërat e mrekullueshëm të solistëve Cvetana Bandallovska (soprano), Antonija Ivanova (soprano), Atanas Mlladenov (bariton), Angell Hristov (bas), Hrisimir Damjanov (tenor) dhe Raja Naçeva (mecosoprano), si dhe të korit “Djemtë të Sofjes” dhe korit dhe orkestrës të Operës së Sofjes. Programi i festivalit festiv vazhdon me  opera dhe balete të dashura për të gjithë: “Traviata” dhe “Don Karlos” të Xhuzepe Verdit, “Samson e Dalila” të Kamij  Sen-Sansit, “Zhizel” të Adolf Adamit, “Arrëthyesja”  e Çajkovskit. Si solistë spikatin emra  si Nadja Krësteva, Roberto Skanduci (Itali), Diana Tugui (Rumani), Kirill Manollov, Vencesllav Anastasov, Nikollaj Bikov.

Në programin e Festivalit është përshirë dhe “Koncert i Krishtlindjeve me kryevepra të klasikes botërore të operës” me dirigjent Lucano di Martino. Në skenën e operës adhuruesit e këtij arti do të dëgjojnë uvertura të Zhorzh Bizes, Modest Musorgskit, Sharl Gunos, Pietro Maskanit, Xhuzepe Verdit dhe Xhakomo Puçinit.

Krishtlindjet janë festë e mbushur me shumë dashuri dhe gëzim më në veçanti për fëmijët. Prandaj në Festivalin “Krishtlindjet ë Operën e Sofjes” ka një program të posaçëm festiv edhe për të vegjlit në operat “Henzel dhe Gretel”, “Arushi Puh”, “Kësulëkuqja” etj. Për fëmijët të cilëve u pëlqejnë vallëzimet dhe baleti do të vihen në skenë “Hirushja” dhe “Përralla prej bore”. Nuk janë harruar dhe me të vegjlit me “Koncert për bebush”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD