“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin e tij si një “yllësi prej margaritarësh”. Që në fillim të karrierës së tij, ai krahasohej me kolosin rus Fjodor Shaljapin, si dhe me Boris Hristovin.
Ja një pjesë e vogël prej fjalëve të thëna nga kritikët për të:
“Fytyra e tij ekspresive, sytë, të cilët thonë kaq shumë... Dhe atëherë tingëllon zëri i tij. Gjuzelev si aktor bën përshtypje për energjinë e tij të brendshme dhe pasionin, për potencialin e tij. Ai krijon përjetime dhe emocione të pazakonshme. Edhe gjestet e tij – kaq ekspresive dhe delikate... Gjithmonë energjike, ato janë një shfaqje elegante dhe ekspresive e të menduarit të tij skenik...”
Që nga fëmijëria e tij Nikolla është marrë me muzikë dhe pikturim. Në moshën 11 vjeçe ai luajti rolin kryesor në pjesën operistike “Violinisti i vogël” në qytetin e tij të lindjes Pavlikeni. Në periudha të ndryshme të rritjes së tij Nikolla besonte se do të bëhej një piktor i madh, këngëtar i madh, ose një Paganini i ardhshëm. Ja se çfarë na tregoi ai për takimin e tij të parë me muzikën:
“Ati im luante në violinë me një kënaqësi të madhe. Ishte violinist amator dhe interpretonte vepra klasike të Mocartit, Betovenit, Bokerinit. Ai më dërgoi për të mësuar te një bashkëqytetar yni, i cili kishte mbetur në qytezën tonë dhe punonte si mësues i muzikës. Unë vërtetë shkoja tek ai me dëshirë, por në të njëjtën kohë nuk kisha dëshirë për të punuar tepër shumë. Muzika të pëlqen, violina gjithashtu, por duhet të punohet.”
Kur në moshën 15 vjeç ai dëgjoi për herë të parë monologun e Borisit nga opera “Boris Godunov” e Musorgskit Nikolla Gjuzelev u magjeps nga ndikimi i madh i muzikës operistike. Disa vite më vonë pyetjes “Pse monologu i Borisit i ka bërë atij një përshtypje kaq të madhe Gjuzelev iu përgjigj:
“Vetë melodia më bëri një përshtypje të madhe. Kjo rritje e zërit të lartë, sikurse fluturonte. Por siç ju kam thënë edhe herë të tjera, kjo mund të ndodhte, mund të mos ndodhte dhe unë ndoshta përsëri do ta nisja në këtë rrugë.”
Familja e Nikollës u vendos në Sofje, kurse ai vazhdonte të këndonte, të ekzekutonte dhe të pikturonte. U regjistrua në Akademinë e Arteve Figurative në degën “Pikturim”, ku u dallua për talentin e tij. Në vitin 1960, pasi mbaroi me notë të shkëlqyeshme arsimin e tij të lartë artistik, ai mori propozim për të punuar në Berlin. Muzikanti i ri filloi të përgatiste nisjen e vet, por takimi i tij me Hristo Brëmbarovin e ndryshoi vendimin e tij. Brëmbarov zbuloi jo vetëm talentin e Nikolla Gjuzelevit, por edhe talentin e këngëtarëve të tjerë të mëdhenj bullgarë, si Gena Dimitrova, Nikollaj Gjaurov dhe Aron Aronov. Gjuzelev mbeti në Bullgari, që të mësojë këndim tek ai.
Gjatë muajit qershor të vitit 1961 ai debutoi në skenën e Operës së Sofjes me rolin e Timurit nga opera “Turandot” e Puçinit. Në vitin 1962 Gjuzelev fitoi medaljen e artë në Festivalin Ndërkombëtar Rior në Helsinki. Këngëtari thotë se pikërisht ky çmim e ka motivuar për ta vazhduar rrugën e vet si këngëtar profesional. Në vitin 1963 ai fitoi Çmimin e Parë dhe Medaljen e Artë në Konkursin Ndërkombëtar për Këngëtarë të Rinj Operistikë në Sofje. Suksesi erdhi vetëm pas dy stinësh në skenën profesionale.
Pas kësaj ai u bë një prej këngëtarëve më të kërkuar të operës. Nikolla Gjuzelev ka kënduar në skenat e mëdha të operës në Evropë, në Amerikën Veriore dhe Jugore, në Japoni: “La Skala” – Milano, “San Karlo” – Napoli, “Shtatsoper” – Vjenë, “Shtatsoper” – Berlin, “Kovënt Gardën” – Londër, “Grand Opera” – Paris, “Balshoj Teatër” – Moskë, “Metropolitën Opera” në Nju Jork”, “Kolon” – Buenos Aires dhe shumë të tjerë. Misioni i tij – ta magjeps me operën, mund të konsiderohet si i suksesshëm.
Në fund të karrierës së tij artistike ai na la një galeri muzikore me mbi 70 protagonistë nga opera ruse, ajo italiane, frënge dhe gjermane. Një prej roleve të tij më ekspresive është ai i Borisit nga opera e Musorgskit “Boris Godunov”. Mund të dëgjoni monologun e tij të ruajtur në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare.
“Kohë e besimit, shpresës dhe dashurisë, por edhe e mungesës së urtësisë”. Kështu e karakterizon fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar Petko Kovaçevi, i cili në atë kohë ishte anëtar i Shoqatave të Pavarura Studentore dhe i Organizatës..
10 nëntori i vitit 1989 ishte një datë nga kalendari, e cila për bullgarët e zakonshëm filloi si të gjitha ditët e mëparshme. Në orën 18 fiks, kur nëpërmjet Radios Kombëtare Bullgare iu shprehën falënderime zotit Todor Zhivkov dhe u njoftua, se Petër..
A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..