Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja, Athina dhe Ankaraja shqyrtuan temat e përbashkëta nga rendi i ditës evropian

БНР Новини
Foto: BGNES

Në fillim të javës, Bullgaria ishte vizituar fillimisht nga presidenti i Greqisë Prokopis Pavllopullos, kurse pas kësaj kryeministri i Turqisë Ahmet Davutogllu. Momenti i vizitave përkoi me vendime të rëndësishme për Bashkimin Evropian-përgatitja për një pranim eventual të refugjatëve sirian të cilët jetojnë në Turqi në territorin e 8 shteteve evropiane, takim të nivelit të lartë mbi çështjet e migracionit dhe të kontrollit nëpër kufi, gjallërimin e proceseve të integrimit evropian në Ballkan përmes rinovimit të bisedimeve për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe fillimin e bisedimeve për aderimin e Serbisë.

Dialogu në Sofje nuk mund të ndahet nga ky rend i ditës të Evropës, kurse mikpritja e saj mbase sqarohet me rrethanën se, tani Bullgaria ka angazhimet mbi një pjesë nga ky rend i ditës si një kryetare të rotacionit të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore.

Në bisedat me presidentin e Greqisë, homologu i tij bullgar Rosen Plevneliev mbrojti tezën se, kriza e migracionit është një problem i përbashkët i “pikëve të zjarrta” për regjistrimin dhe shpërndarjen e refugjatëve duhet të ketë jo vetëm në Itali dhe Greqi, por dhe në disa vende të Ballkanit, përmes të cilave refugjatët transit të venë në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Bashkëbiseduesit ranë dakord, se që të mos të ketë një forcim në marrëdhëniet rreth problemit të refugjatëve, në Bashkimin Evropian duhet të formohen rregulla të qarta për zgjidhjen e tyre dhe çdo një duhet t’i respektojë. Për integrimin e akoma shteteve ballkanike në Bashkimin Evropian ishte shprehur përkrahje, por me marrëveshje se, vendet e interesuara të marrin parasysh kërkesa të caktuara. Në këtë kontekst u përsëritën pretendimet ndaj Maqedonisë për respektimin e parimeve të fqinjësisë së mirë dhe të mos manipulimit të fakteve historike, kurse nga pala greke ndaj Turqisë qe ofruar kërkesë të respektojë realitetet ekonomike dhe politike evropiane, kurse mbi çështjet e hapura t’i përmbahet së drejtës ndërkombëtare.

Dhe me presidentin grek dhe me kryeministrin e Turqisë u bë fjalë për forcimin e bashkë unitetit të zyrave për siguri. Qe llogaritur një bashkëpunim i suksesshëm në këtë drejtim në një plan bilateral dhe regjional, përfshi dhe efekti real nga aplikimi i marrëveshjes së përpara pak koheshe për një bashkëpunim policor dhe doganor midis Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Pas bisedimeve me kryeministrin Davutogllu u morr vesh se, ministrat e punëve të brendshme të të dyja vendeve planifikojnë operacione të përbashkëta kundër trafikantëve të njerëzve. Por nuk u bë e qartë se cili është qëndrimi i të tria vendeve në bazë të idesë të Komisionit Evropian për një mbrojtje të centralizuar tokësore dhe bregore për kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Sipas idesë në fjalë, një strukturë e re dhe e ndryshme nga Fronteks, e cila i nënshtrohet komisionit, dhe jo shteteve përkatëse, do të mbrojë pjesë kufitare, ku autoritetet kombëtare nuk kanë shumë sukses. Aktualisht i tillë është rasti me Greqinë sa i përket presionit të migracionit nga ana e Turqisë dhe drejt kufirit me Maqedoninë. Mbase tema nuk u diskutua, sepse ideja e Komisionit Evropian duhet tani të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe nga qeveritë e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë kohës së bisedimeve në Sofje, Parlamenti Evropian diskutoi probleme të diversifikimit dhe të sigurisë të furnizimeve energjetike, si dhe nevojën prej një revizion të legjislacionit veprues për një efikasitet energjetik dhe nga përdorimi optimal i infrastrukturave energjetike kombëtare dhe transkufitare. Bullgaria dhe Greqia ripohuan se, bashkërisht do të marrin pjesë në realizimin e korridorit të gazit Veri-Jug dhe krijimin e bursës energjetike në Evropën Juglindore, kurse presidentët e tyre përshëndetën përzemërsisht përparimin e projektit për lidhje midis sistemeve kombëtare transportuese të gazit, e cila do të lidh Bullgarinë me Korridorin Jugor të gazit dhe terminalet për gazin e lëngësht në Detin Mesdhe. Në bisedat me palën turke po kështu u bë fjalë dhe lidhja e sistemeve transportuese të gazit të Bullgarisë dhe Turqisë. Lidhjet e gazit të Bullgarisë me vendet fqinje janë në rend të ditës që prej 7 vjetëve e këtej, por projekti me Turqinë mbeti mbrapa në mënyrë të konsiderueshme dhe tani bile vetëm përmendja e tij është shkak për optimizëm. Shkak për optimizëm dha dhe bindja e palës turke se, Sofja dhe Stambolli do të lidhen me një tren ekspres, por gjatë situatës së tanishme në regjion optimizmi duhet të jetë i matur. Një shembull për të tillë dha kryeministri Borisov duke komentuar se, do të zhvillohen projekte të mëdha, por ato nuk do të rastisin, në qoftë se shtetet janë me marrëdhënie të keqësuara. Dhe në këtë kontekst menjëherë drejtoi apel për normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD
Vjosa Osmani dhe Dimitër Gllavçev

Prishtina ka mbështetje nga Sofja për anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në NATO

Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...

botuar më 24-07-10 12.45.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD