Aktori dhe regjisor bullgar Stefan Apostollov, i cili prej tetë vjetësh studion dhe punon në SHBA, e ka shtruar vetes detyrën ambicioze të bëjë film, i cili të tregojë forcën e shpirtit të njeriut përmes prizmit të kulturës dhe traditave bullgare. Subjekti lidhet me një djalë 6 vjeçar, i cili kalon përmes peripecive të ndryshme dhe epokave historike, takohet dhe merr ndihmë nga personalitete frymëzuese të historisë bullgare. Qëllimi i filmit është të frymëzojë dhe të motivojë jo vetëm bullgarët, por edhe njerëzit e tërë botës të luftojnë për ëndrrat e tyre edhe në epokën e teknologjive dhe internetit dhe të arrijnë të ruajnë marrëdhëniet e vërteta njerëzore.
“Në zëmrën time gjithmonë kanë qenë atdheu, muzika popullore, vallet popullore, miqtë, familja, historia... Ky film është gjëja më e vogël që mund të bëjë për vendin tim – të përpiqem të tregojë para tërë botës trashëgimin tonë dhe historinë tonë të pasur, natyrën dhe gjithçka që është lidhur me Bullgarinë, që gjithmonë ka qenë e shtrenjtë për mua, thotë Stefan Apostollov dhe na tregon disa prej skenave që mund të shihen në film: “Spektatorët do të mund të shohin tradita dhe zakone të ndryshme, lidhur me Bullgarinë – njerëzit me maska nga Shiroka Llëka, luftimet midis gladiatorëve në stadiumin romak në Plovdiv, valltarët mbi prush në fshatin Bëllgari, beteja të rikrijuara nga Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, si dhe shumë ngjarje të tjera interesante nga historia dhe kultura e Bullgarisë. Ajo që e blen filmin unik është prezantimi i shumë sportistëve të njohur bullgarë, të cilët janë kampionë aktualë ose ish kampionë olimpikë. Secili prej tyre ndodhet para një sfide të caktuar, që duhet të përballojë gjatë filmit dhe në këtë mënyrë tregohet forca e shpirtit të njërit. Disa prej këtyre sportistëve janë Jordan Jovçev, Pertër Stojçev, Nikollaj Buhallov. Do të marrin pjesë edhe të tjerë, por në këtë etapë nuk mund t’i përmend sepse ende jemi në bisedime me ta, por këta do të jenë sportistët bullgarë, të cilët janë heronjtë e sotëm të Bullgarisë.
Aktualisht po grumbullohen mjete për xhirimin e filmit, deri tani është mbledhur po thuajse gjysmën prej shumës së parashikuar nëpërmjet financimit crowdfunding përmes platformës indiegogo. Përveç në gjuhën bullgare filmi do të përkthehet në anglisht, spanjisht, mandarin, japonisht, rusisht dhe gjermanisht. Në varësi prej buxhetit, mund të përkthehet edhe në italisht. Njeri prej qëllimeve të filmit është të arrijë tek gjithnjë e më shumë njerëz, prandaj janë zgjedhur dhe gjuhët që më shumë fliten në botë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..
Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe Nënresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapën Stendën Kombëtare Bullgare në Panairin e Librit me famë botërore..