“Ka pasur dikur, para shumë, shumë kohe në një qytezë dhe fshatrat përreth saj disa fëmijë. Këta fëmijë nuk kanë pasur kompjuterë, nuk ishin të angazhuar me shumë mësime të matematikës, anglishtes etj., por kanë pasur lojëra magjike. Lojëra, të cilat i kanë shtyrë të qeshin, të kërkohen dhe të jenë bashkë gjithë ditën, të lumture dhe të lirë.” Kjo nuk është vetëm një nostalgji ndaj fëmijërisë së kaluar, por përmbajtja e projektit “Lojërat e shekullit të XX”. Kompleti prej 15 kartolinash me përshkrimin e lojërave të fëmijëve nga njëqind vjetet e kaluara prezanton lojëra të ndryshme. Secila kartolinë është ilustruar nga piktorët e vegjël të Shkollës për artet figurative “Zahari Zograf” në qytetin Samokov.
“Interesi im ndaj trashëgimisë jo materiale kulturore erdhi përpara studimit tim në Universitetin për arkitekturë, ndërtim dhe gjeodezi. Por edhe specialiteti im gjithashtu provokoi interesin tim ndaj njerëzve, që krijojnë hapësirën e qytetit dhe paraardhësve të tyre. Për mua ishte shume interesante, se njerëz të moshuar tregonin për lojëra, të cilat i mbaj mend që nga fëmijëria ime. Financimi i projektit u bë në kuadrin e programit “Trashëgimia e gjallë” të Fondacionit “Punishtja për nisma të qytetarëve”. E realizuam në partneritet me Shkollën e fëmijëve për artet figurative “Zahari Zograf” në Samokov, ku kam qenë nxënëse edhe unë. Ishte mirë, se patëm mundësi të punojmë me grupe të disa moshave. Me adoleshentët mblidhnim intervistat, vizitonim fshatrat përreth Samokovit. Bënim vizita në vetë qytetin. Biseduam me njerëz të moshuar, i pyetëm për lojërat nga fëmijëria e tyre. Pas kësaj ata u dorëzonin informacionin e mbledhur më të vegjëlve dhe ne i luajtëm sipas përshkrimeve. Kishte një vazhdimësi që është suksesi më i madh i projektit. Përveç kësaj më të rriturit përvetësuan aftësi të rëndësishme – të mbledhin informacion mbi një temë të caktuar, të bisedojnë me njerëzit nga një mjedis i ndryshëm për ta, të punojnë me më të vegjlit.”
Miglena tregoi se si më të vegjlit i kanë pritur lojërat e vjetra të fëmijëve, që i kanë mësuar në saj të projektit.
“Disa loja (si “Ashikë” ose “Dosat” që është një lojë tipike fshatare) nuk u kuptuan fare nga fëmijët. Disa të tjerë ishin më të kuptueshme dhe interesante për ta. Mendoj se është e mundshme që disa prej tyre të përfshihen në programet pedagogjike të çerdheve të fëmijëve dhe të shkollave fillore. Arsimtarët duhet të njohin interesat e fëmijëve, t’i kenë parasysh dallimet historike dhe kulturore. Dhe më e rëndësishmja – të mund të tregojnë në cilin kontekst ato janë praktikuar, të arrijnë t’u ofrojnë fëmijëve në mënyrë të arritshme për ta. Jam e sigurt se shumë prej këtyre lojërave nuk u ka kaluar koha dhe janë adekuate për fëmijët e sotëm si edhe për të ardhmen. Le të shpjegoj, se ky studim është pjesë e një projekti tjetër më të madh “Portret i qytetit Samokov dhe i krahinës së tij “, i cili do të ndjekë mënyrën e jetesës të njerëzve në të kaluarën, e cila dallon shumë nga ajo sot. Gëzohem se biseda jonë është në prag të festave më të bukura në fund të vitit. Me rastin e Krishtlindjeve dua të uroj të gjithëve festa te gëzuara, lumturi, dashuri dhe ngrohtësi në familjet. Qoftë Viti i Ri më i qetë dhe më i lumtur për të gjithë!
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Fondacioni “Punishtja për nisma të qytetarëve”
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..