Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pikëpyetje rreth sigurisë së qiellit bullgar

MiG-29
Foto: BGNES

Gjatë javës u bëmë dëshmitarë të disa ngjarjeve të lidhura me Forcat Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë, ose të paktën me këtë, që ka mbetur prej tyre. E para ishte testimi i suksesshëm i gjuajtësve MiG-29 të pajisur me motorë të rinj nga Polonia. Në bazën ajrore Graf Ignatievo asistoi personalisht ministri i mbrojtjes Nikollaj Nençev, me ide të të cilit riparimi i motorëve të aeroplanëve ushtarakë bullgarë bëhet në Poloni. Ministri përfitoi nga rasti dhe shpalli se Forcat Ushtarako-Ajrore të Bullgarisë nevojiten për 6 motorë të rinj dhe për pjesa ndërrimi të gjuajtësit MiG-29. Por e gjithë kjo do të furnizohet jo nga Rusia, por nga shtetet ish anëtare të Traktatit të Varshavës, tani pjesëtare të NATO-së. Në këtë nuk ka asgjë e keqe. Hem të reja, hem ruse, hem nuk do të merren nga Rusia. Gjithsesi NATO-ja që prej vitesh e sugjeron Bullgarinë të ndërprenë varësinë e aviacionit ushtarak nga Rusia. Mirëpo, mbetet pyetja – me çfarë çmim? Flitet për 25 milion euro, por ministri  nuk e ripohoi këtë informacion.

Lajmi tjetër ishte, se deri në tri vjet e gjysmë Forcat Ushtarako-Ajrore do të disponojnë të paktën një skuadrilje nga tipi i ri. Tipi do të jetë i ri, por aeroplanët nuk do të jenë të rinj. Bullgaria po përgatitet për blerjen e gjuajtësve F 16 përdorim të dytë dhe tani ministria kërkon informacion cilat nga vendet kanë mundësi të na ofrojnë aeroplanë të tillë.

Në sfondin e këtij informacioni Parlamenti miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Amendamentet japin mundësi, që hapësira ajrore e vendit të mbrohet bashkë me vende të tjera anëtare të NATO-së. Konsultime jo formale mbi këtë temë tashmë u zhvilluan me Belgjikën, Holandën, Italinë dhe Poloninë. “Jemi në gjendje që pa vonës të fillojmë bisedime për mbrojtjen e përbashkët, në se kjo do të jetë në interesin tonë. Mirëpo, në etapën e tanishme një domosdoshmëri e tillë nuk ka. Nuk është e mundshme, që sovraniteti t’i mbrapset plotësisht ndonjë shteti të huaj”, siguroi ministri Nençev.

Partia Socialiste Bullgare, Partia “Ataka” dhe Formacioni ABV nuk përkrahën amendamentet. Partia Socialiste Bullgare bëri propozim të regjistrohet, se në rast mbrojtjeje të përbashkët rol kryesor do të luajnë Forcat Ushtarako Ajrore Bullgare. Ideja do të diskutohet gjatë leximit të dytë të këtij projektligji. Vallë, a do të miratohet apo jo – është edhe një pikëpyetje tjetër?

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Ish-Kryeminisri dhe lideri i GERB Bojko Borisov mbi takimin e tij me Trump Jr.: "Një drekë informale nga e cila nuk doli asgjë"

Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..

botuar më 25-10-08 12.17.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..

botuar më 25-10-04 7.05.PD

“Almanaku Maqedonas” ringjall të vërtetën historike për bullgarët maqedonas

Duhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar..

botuar më 25-10-03 9.12.PD