Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vera si një hobi dhe profesion

БНР Новини
Foto: arkiv

Në kohën e sotme bota propozon lloje të ndryshme dëfrimesh, por mënyra më e lehtë për çlodhje pas ditës së rëndë mbetet një – të mund t’i lejojmë vetes të kënaqemi me një gotë verë cilësore. Si një kulinare e re dhe adhuruese e verës, shpesh çuditem sesi të kombinojë darkën me një varietet të përshtatshëm vere. E tanimë nuk ka sesi të luhatem , sepse kam mundësinë për një ditë të mësohem sesi me mjeshtëri të gërshetojë këto dy mirësi. Ku? Në akademinë e re bullgare të verës Wine&Spirits Academy Bulgaria, e cila bashkëpunon me një të tillë angleze (Wine And Spirit Education Trust).

Wine and Spirit zhvillon veprimtari në 66 shtete nëpër të gjithë botën dhe lejon që njerëzit të fitojnë një arsim të lartë me cilësi në shkencën për verat dhe të mund ta kthejnë hobin e vet në profesion. Gjatë vitit 2014 rreth 61 mijë studentë kanë përfunduar kurse të ndryshme nga programi. Akoma që nga viti 1969, profesionalistë nga industria e verës marrin certifikata, kurse kohët e fundit një mundësi të tillë kanë entuziastët fillestarë edhe në Bullgari. Akademia e ve verën në një nivel mjaft të lartë, i ndihmon të dalë nga kufiri i dëfrimit dhe të transferohet në thellësitë e shkencës.

Dimitër Nikollov, WSAB lektor dhe ekspert i verës me një përvojë 12 vjeçare, i cili ka përfunduar arsimin e vet në ISG Chicago dhe Advanced Level në WSET Londër, tregon për atmosferën në ditët e arsimit:

“Ne nga akademia paraprakisht dërgojmë materiale mësimore, që të mund pjesëmarrësit të vijnë të përgatitur. Kurset kalojnë në një mjedis interaktiv dhe përfundojnë me provim. Për shkallën e parë ka test me 30 pyetje, përgjigjet e të cilave pas kësaj kontrollohen në Angli. Në qoftë se 70% nga përgjigjet janë të sakta – marrin certifikatë. Në kurs marrin pjesë 15 veta dhe 3 ligjërues. Lektorët i fusin që të gjithë në botën e verës, bëhen një plan për ditën. Ai përfshin një degustim përpara ditës dhe një degustim pas dreke. Ka dhe një arsim praktik sesi hapen butilet me verë me gaz (si shampanjë), verë të bardhë e të kuqe. Pas kësaj i vjen radha e një punishte për gërshetim të ushqimit me verë. Arsimi zgjat gjatë gjithë ditës. Një pyetje si shembull për nivelin e parë është “Çfarë shije asociohet me verën e cila ka qenë në fuçi prej lisi? Kurse përgjigjet janë: mjedër, pjepër, mollë ose vanilje. Pikërisht shija e vaniljes lidhet me verën, e cila ka qenë në një fuçi prej lisi. Ne japim mësim për vet verën, për karakteristikat e saj, për specifikat e regjionit nga i cili vjen, për varietetet, për praktikat botërore.”

Bashkëpunëtorë të Dimitrit në akademi janë Aleksandër Skorçev WSAB menaxhues, një lektor i nominuar dhe ekspert vere me përvojë 11 vjeçare në industrinë e verës si një somelier i përgjithshëm dhe bajer dhe Eduard Kurijan. Ata zotërojnë certifikata WSET Advanced dhe janë studentë të tanishëm me WSET Diploma.

Arsimi nuk është i lirë, por është unikal dhe i përshtatshëm për çdo një autobiografi. Lektorët tregojnë se, deri vonë kultura e verës në Bullgari ka qenë në amulli, por gjatë dy vjetëve të fundit, ajo në mënyrë magjike fillon të lulëzojë përsëri dhe të arrijë vendet e tjera evropiane. Arsimi i verës kalon përmes katër niveleve – që nga fillestarët deri tek ekspertët.

Një pyetje në pamje të parë amatore del se është mjaft e ndërlikuar – si të gërshetojmë me një sukses verën me ushqimin? Ja dhe komentin e Dimitrit:

“Kolegët e mi shpesh thonë: “Këtu rregulli është se, nuk ka rregulla”. Kjo deri në një shkallë të madhe është e vërtetë, por prapë së prapi ka norma të caktuara, të cilat duhet të respektohen, kur gërshetojmë ushqimin me verën. Zakonisht trashësia e verës dhe trashësia e sosit të gjellës duhet të jenë identik, aciditeti dhe ëmbëlsia po kështu. Për shembull duhet të gërshetojmë verën prej frutave me alkool të lartë me një mish të kuq. Gjithmonë mundohemi të gërshetojmë karakteristikat bazë në një gjellë të caktuar me të tilla të ngjashme në verë. Ka dhe praktika, në të cilat vera është një kundërvënie e përpiktë e gjellës. Ka dhe pohime, se verërat e kuqe propozohen vetëm me djathëra, dhe se mund të kombinohen me peshk. Kjo nuk është e vërtetë. Ka disa rregulla bazë, të cilat duhet të respektohen, por nganjëherë rastësisht krijohen çudira.”

Dimitër, Aleksandër dhe Eduard e përcaktojnë akademinë si një ëndërr të realizuar. Çfarë gjëje më të mirë nga kjo se njeriu të mund të kthejë hobin e vet në profesion. Vendet e lira për kursistë në akademi përfundojnë për sekonda. Entuziastëve fillestarë të verës si unë ju uroj – “Gëzuar, ju bëftë mirë dhe sukses!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD