Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti i KE për Bullgarinë - asgjë të re nën diell

Foto: arkiv

Tashmë u bë banale, bile e mërzitshme. Nga viti në vit, pas hyrjes së Bullgarisë në BE në vitin 2007, dëgjojmë të njëjtën këngë me refrenin e njohur “reformoni  drejtësinë, mjaft korrupsion,  mjaft krim i organizuar”. Dje KE shpalli zyrtarisht Raportin e tij të radhës mbi Mekanizmin e bashkëpunimit dhe kontrollit, i cili ndjek përparimin e Bullgarisë në reformimin e sistemit gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë vitit të kaluar.

Vlerësimet dhe rekomandimet sikur diheshin  paraprakisht, ndërsa konstatimet ne tashmë i dimë përmendsh – krimi i organizuar është në prosperitet, në prosperitet janë dhe korrupsioni në katet e larta të pushtetit, veprimet prapa perdes dhe kleptokracia.  Ndërsa në drejtim të gjyqësorit, pas disa turbulencave gjatë muajve të fundit dhe tentativave të pasuksesshme nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese të reformohet, tani për tani ai iu kthye qetësisë me problemet e veta.

Nuk mund të themi se në Itali, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe në shtete të tjera të BE nuk ka korrupsion dhe krim të organizuar, por atje këto dukuri janë në caqet e lejuara. Përveç kësaj herë pas here ndonjë ministër,  deputet, magjistrat apo zyrtar nga katet e larta të pushtetit hyn në burg ose jep dorëheqje, ndryshe nga Bullgaria.

Le t’i hedhim një vështrim dokumentit, të përgatitur  në mënyrë virtuoze me gjuhën diplomatike të Brukselit.  Në të lexojmë, se problemet e pushtetit gjyqësor në Bullgari nuk janë zgjidhur, niveli i korrupsionit mbetet i lartë, institucionet nuk janë të afta t’u bëjnë ballë sfidave. Përparimi i ngadalshëm në luftën kundër korrupsionit në katet e larta të pushtetit dhe mbi çështjet gjyqësore, lidhur me krimin e organizuar, vazhdon të minojë besimin e shoqërisë në aftësitë e organeve bullgare të garantojnë drejtësi, thuhet në raport. Frans Timerman, Zëv/Kryetar i parë i KE, komentoi, se gjatë vitit të kaluar Bullgaria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për t’i kthyer reformat në rendin e ditës. Tani më ka ardhur koha që te  kalohet tek etapa tjetër - strategjia për reformën në gjyqësor dhe për luftë kundër korrupsionit të pasohet nga veprime, të cilët të çojnë në rezultate konkrete.

Siç ndodhet zakonisht, qeveria e dytë e Bojko Borisovit, e cila prej më se një viti është në pushtet i bëri një lexim të saj, optimist, raportit. Në një konferencë të posaçme për shtypin  Zëv/kryeministrja dhe Ministre e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova deklaroi, se në tërësi raporti i monitorimit të KE është “objektiv jo vetëm për shkak të konstatimit të problemeve që ka vendi, por edhe në drejtim të shenjave pozitive të cilat komisioni i ka lexuar në veprimet tona deri në këtë moment”. Sipas saj, në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, ndryshe nga raportet e mëparshme, vërejtjet janë më pak. Nga ana e tij  Zëv/kryeministri Tomisllav Donçev theksoi, se në raport “ka konstatime të qarta, komente, inkurajime ose rekomandime në drejtim të secilit prej pushteteve dhe institucioneve”. Donçevi alarmoi, se “ka rezistencë të organizuar kundër reformave” dhe  për këtë arsye “duhet të  ketë edhe mbështetje të organizuar”. Zëv/kryeministrja Meglena Kuneva gjithashtu vlerësoi raportin si objektiv dhe premtoi, se “2016 do të jetë viti, në të cilin bullgarët do të ndjejnë përparim të vërtetë në fushat që monitorohen”. Kujt t’i besojmë, Brukselit apo pushtetarëve tanë?!

Nuk gjej për final ndonjë përfundim më të suksesshëm se sa fjalët e Nikollaj Sllatinksit, profesor për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, deputet në Kuvendin e Madh Popullor, pas rrëzimit të regjimit totalitar në fund të vitit 1989: “Nuk pres që pushteti këto ditë ti bëjë vetes harakiri. Punë e madhe, se duke lexuar jo rreshtat, por midis tyre, duke bërë analizë dhe duke menduar mbi kontekstin, secili do të kuptonte, se me këtë raport të KE ajo është bërë baltë e pluhur. Kryesorja është çfarë  mendon mbi çështjen pushteti. Ndërsa ai mendon, se asgjë nuk ka ndodhur, thjesht ka fat se ka popull të tillë...”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD