Me Marija Ilievën flasim në telefon. E gjejmë në Majami /stacioni i dytë i këngëtares në Shtetet e Bashkuara/ në mëngjes pas koncertit të saj aty. Ajo është mjaft e lodhur por dhe shumë e lumtur siç do të dëgjoni dhe vet në intervistën, të cilën e dha posaçërisht për miqtë e Radio Bullgarisë. Ajo tha se, një pjesë nga të ardhurat e fituara nga biletat janë të ndara për të ndihmuar shkollën e re bullgare në Majami. Në këtë moment ajo vizitohet prej 40 fëmijëve dhe bashkësia tonë aty po mundohet të tregojë dhe të zhvillojë dashurinë ndaj traditave dhe folklorit bullgar, artit dhe kulturës, shkencën dhe gjuhën tonë.
Adhuruesit e Marija Ilievës në Amerikë janë të shumtë, por le të na tregoi ajo vet për takimet e saj emociononte .
Për mua është një kënaqësi të flasim, më në veçanti fill pas këtyre dy koncerteve, të cilat kaluan në Tampa dhe Majami, sepse emocioni akoma është shumë i fortë dhe jam shumë, shumë e lumtur. Mbase kjo është fjala e saktë, e cila përshkruan gjendjen time në këtë moment. Jam e lumtur dhe shumë mirënjohëse, se kam mundësinë ti zhvilloj këto koncerte për bashkatdhetarët tanë këtu, se mundem të takohem me njerëzit, të cilët kanë mundur të realizojnë ëndrrat e tyre, sado e vështirë që të jetë jashtë atdheut tonë. Të ndiej, se ata kanë ruajtur këtë dashuri të veçantë dhe qëndrimin ndaj bullgares, ndaj kulturës tonë, dhe muzikës në veçanti. E ndieja këtë nostalgji të ëmbël , të cilën mbase e ndien çdo një emigrant, kur afrohet drejt ndonjë gjëje bullgare, dhe kjo në një territor të huaj. Kjo e bën përshtypjen dhe emocionin edhe më të plotë dhe mbase të mbahet mend më mirë. Klubet në të cilat këndova, qenë të përmbushura plotë e përplot. Më bëri një përshtypje të madhe se në Tampa dhe Majami, ku qenë koncertet e mia të para, nuk ka diaspora të mëdha të bullgarëve. Patën ardhur shumë njerëz, jo vetëm bullgarë dhe kjo më bëri të lumtur.
Programi i koncerteve të Maria Ilievës përtej oqeanit përfshin jo vetëm këngët më të njohura të këngëtares, por dhe versione të posaçme akustike të këngëve të arta bullgare. Ajo nuk do të lërë dhe baladën e saj më të re me titull “Le të bjerë shi”. Videoja ndaj saj qe e lëshuar në fillim të muajit janar dhe akoma me premierën u rendit mes më të shikuarat në rrjetet më të shikuara sociale.
Le të bjerë shi” është këngë, të cilën e pëlqej shumë dhe e dua akoma që në momentin e parë, në të cilin e dëgjova demon e incizimit të saj. E përgatitëm bashkë me Bojan Hristovin. Valeri Milev e xhiroi videon. Ajo është me një angazhim shumë të bukur. Ekzekuton orkestra simfonike, si dhe bateri në ekzekutim të Vasill Gutevit. Kitara është e regjistruar nga Gjeorgji Janevi. Gëzohem se, pikërisht balada fitoj një popullaritet të tillë. Cili është çmimi i lavdisë për mua? Mbase mungesa e kohës së mjaftueshme të lirë për njerëzit e dashur dhe për gjërat që më pëlqejnë. Unë nuk e pranoj këtë lavdi si një farë kërcënimi ose vet qëllim. Ajo ka ardhur si rrjedhojë të një pune të shumtë dhe prandaj më duket pak jo e natyrshme. Nuk është barrë. Unë nuk jam gënjyer se popullariteti është ndjenja më e këndshme, të cilën ndokush mund t,ja shkaktoi vetes. Dhe që në vet fillimin e karrierës time e kuptova se ka anë pozitive dhe negative. Për mua është me rëndësi se, kam një balancë timen të brendshme, e cila më jep qetësi. Në përgjithësi ndihem mirë dhe shumë e lumtur, me çdo një zgjedhje të cilën e kam bërë dhe me mënyrën në të cilën zhvillohet rruga ime profesionale.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..