Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është formati prijës i bashkëpunimit në regjion, faktor për sigurinë dhe stabilitetin, si dhe me prioritet në drejtim të integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Fillimi i iniciativës ishte vënë në kohën e Takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të EJL në Sofje në korrik të vitit 1996. Bullgaria për herë të tretë kryeson procesin, tani i ka orientuar përpjekjet e saj ndaj tre sferave prioritete të bashkëpunimit - energjetika, lidhjet e transportit dhe infrastrukturës, liria e mediave, liria e fjalës, migracioni dhe zgjidhja e problemeve me fluksin e migracionit.
Në kuadrin e kryesisë bullgare të Procesit të Bashkëpunimit në EJL u mbajt Takimi i dytë joformal i ministrave të jashtëm të vendeve të përfshirë në proces. Pjesëmarrësit miratuan deklaratë të përbashkët për kapërcimin e sfidave që rrjedhin nga kriza me migracionin. Në kohën e konferencës për shtypin me pjesëmarrjen e së ashtuquajturës -Treshja e kryetarëve të Procesit të Bashkëpunimit, Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Daniell Mitov deklaroi, se problemi me migracionin prek të gjitha vendet dhe asnjeri prej tyre nuk mund ta zgjidh vetë:
BE duhet të mendojë për veten si një aleancë, nuk duhet vendet e veçanta të përpiqen të marrin vendime veçm dhe t’i zgjidhin në përputhje me interesat e veçanta kombëtare, por zgjidhjet duhet të përputhen me interesat e aleancës.
Një theks i veçantë në deklaratën e miratuar, e cila do të paraqitet në takimin e ardhshëm joformal të Ministrave të Jashtëm në Amsterdam, është kontrolli i rreptë i kufijve të jashtëm të BE, shtoi Ministri Mitov.
Diferencimi midis refugjatëve dhe migrantëve ekonomikë duhet të jetë i qartë dhe me shtetet nga vijnë migrantët ilegalë duhet të kemi dialog, kështu që të mund të riatdhesohen njerëzit që kanë mbërritur në mënyrë ilegale në BE. Kjo prek partnerët tanë që marrin pjesë në Procesin e Bashkëpunimit në EJL, sepse ky problem është i përbashkët për të gjithë ne.
Takimi në Sofje mblodhi shtatë ministra të jashtëm, si dhe zëv/ministra të jashtëm të vendeve të përfshirë në Procesin e Bashkëpunimit në EJL, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Regjional Goran Svillanoviç, përfaqësues të KE.
Ishte theksuar rëndësia e procesit të filluar të integrimeve dhe reformave në shtetet-kandidate për anëtarësim në BE, saktësoi Daniell Mitovi për debatet e zhvilluara. Ato fituan përkrahjen unanime për reformat dhe përpjekjet që bëjnë në rrugën e adaptimit për anëtarësim në BE. Ndërlidhjet në rajon gjithashtu ishin një prej temave të mëdha – lidhjet e transportit, të infrastrukturës , por edhe në fushën e energjetikes. Nga ana e KE ishte theksuar progresi i arritur në këtë drejtim, por edhe puna që ka mbetur. Njeri prej probleme të mëdha është pikërisht ndërlidhja e dobët e sistemeve infrastrukturore dhe energjetike që na bën aktualisht një rajon më pak atraktiv për investime dhe vë pengesa para lidhjeve midis njerëzve dhe biznesit. KE mbështet politikisht dhe me financa këtë proces dhe ne jemi të vendosur ta mbështetin këtë prioritet.
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë , e cila ishte kryetari i mëparshëm në bazë të rotacionit të PBEJL, Ditmir Bushati gjithashtu nënvizoi nevojën e veprimeve të përbashkëta dhe të solidaritetit në luftën kundër pasojave të krizës së migracionit. Ai theksoi nevojën e përpjekjeve të përbashkëta për luftë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.
Lufta kundër ekstremizmit kërkon forcimin e shoqërive tona dhe shndërrimin e tyre në më të drejta dhe më cilësore. Patëm mundësi të diskutojmë procesin e zgjerimit evropian, me gjithë ai tani kalon në plan të dytë për shkak të nevojës të përqendrojmë përpjekjet tona mbi forcimin e kufijve, rimëkëmbjen e zonës Shengen dhe masat, lidhur me krizën e refugjatëve.
Zëv/ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë Zhelko Kupreshak, vendi i të cilit do të marrë kryesinë e procesit pas Bullgarisë, theksoi prioritetet e kryesisë kroate:
Solidariteti është me rëndësi të jashtëzakonshme, pjesa më e madhe e takimit të tanishëm kaloi në bisedime si me solidaritet të zgjidhim problemin me imigrantët ilegalë. Në drejtim të lidhjeve kemi parasysh jo vetëm ato ekonomike dhe të transportit, por edhe lidhjet sociale dhe shoqërore, komunikimi midis popujve të ndryshëm. Një prioritet për ne do të jetë dhe energjetika, e cila duhet të zhvillohet që rajoni ynë të mund të kthehet në faktor të rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm të të gjitha shteteve.
Përgatiti në shqip: Sofia PopovaFushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..