Viti 2015 qe një vit i suksesshëm për biznesin e vogël dhe të mesëm, sepse ai mundi të shkëputet nga fundi. Shumë kompani në ndërtim, turizëm dhe bujqësi e kapërcyen barrierën e shpëtimit dhe shënuan rritje, pavarësisht dhe të vogël. Kjo na jep bazë të besojmë se viti 2016 do të jetë edhe më i suksesshëm në qoftë se nuk ka tronditje serioze politike, ose ndikime gjeopolitike mbi biznes mjedisin. Këtë e deklaroi për Radio Bullgarinë kryetari i bashkimit Kombëtar të biznesit të vogël dhe të mesëm Eleonora Negullova. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të statistikës, niveli i papunësisë në Bullgari në fund të vitit 2015 bie nën 10%.
Cili është kontributi për këtë të biznesit të vogël dhe të mesëm?
Biznesi i vogël dhe i mesëm siguron midis 67 dhe 70% nga vendet e punës në vend dhe në këtë kuptim del si punëdhënësi më i madh. Bashkë me këtë ai është dhe taksapaguesi më i madh dhe investitor , dhe kjo në rajonet kufitare, malore dhe të braktisura, në të cilat firmat e mëdha nuk janë të pranishme. Aty investitorët e vetëm janë firmat vendase familjare, të cilat kanë vendosur të marrin përsipër përgjegjësinë ekonomike për veten e vet dhe për njerëzit nga vendi i populluar. Kështu që ky rezultat, të cilin e llogarit statistika për uljen e papunësisë mund të thuhet se, është i arritur me një përpjekje të madhe nga ana e firmave nga sektori i biznesit të vogël.
Eleonora Negullova shprehu kënaqësinë e vet nga fakti se, më në fund ligji për vargjet tregtare qe i pranuar dhe fillojnë të shikohen në rezultatet e para pozitive. Në shumë prej vargjeve tregtare shfaqen gjithnjë e më shumë furnizues bullgar, ku kjo është më e dukshme në banakët për fruta dhe perime të freskëta. Sipas zonjës Negullova, shansi i biznesit të vogël është në bashkimin e prodhuesve në një organizatë të përbashkët, që do tu japë mundësi firmave të paraqiten realisht tregtarë dhe furnizues me shumicë për vargjet tregtare. Lajmet e fundit të mira për biznesin janë të lidhura me elektronizimin e regjistrit Bullstat dhe onllajn shërbimet elektronike, të propozuar nga Bashkia e Kryeqytetit. Sipas Negullovës bashkë uniteti i mirë midis autoritetit publik, biznesit dhe sektorit civil është me një rëndësi të madhe për biznesin e vogël. “Problemi demograf, i cili reflekton mbi vëllimin e tregut në vend, nuk e shikoj sesi do të zgjidhet në një të ardhme të afërt. Kështu që duhet të kërkohet internacionalizim të biznesit dhe kjo do të jetë strategjia bazë e firmave në rritje”, shtoi Eleonora Negullova.
Si do të ndikojë mbi biznesin bullgar kriza në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë?
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë do të ndikojnë në mënyrë favorizuese mbi zhvillimin e disa sektorëve ekonomik në bullgari, të cilët tërheqin pas vetes dhe veprimtari të tjera ekonomike. I tillë për shembull është turizmi. Pritet një ri drejtim të më shumë turistëve rus drejt vendpushimeve bullgare. Çështja është që kjo të bëhet në vëllime mjaft të mëdha, sepse prej këtyre turistëve rus interes kanë jo vetëm firmat bullgare, por dhe konkurrentët tanë në Greqi, Itali, Francë, Spanjë e kështu me radhë. Lehtësimi i regjimeve të vizave dhe propozimi i paketave turistike me një çmim atraktiv janë instrumente, të cilat mund të kenë një efekt pozitiv. Nga ana tjetër ky proces do të ketë një ndikim pozitiv dhe mbi ndërtimin, sepse investuesit rus tek pronat e patundshme po kështu do të kthehen në tregun bullgar.
Kohët e fundit 10 dhoma të përziera tregtare në Bullgari i dërguan letër kryeministrit Bojko Borisov dhe institucioneve bullgare, në të cilën thuhet se, reforma gjyqësore nuk po rastis, për shkak të së cilës një pjesë nga kapitali i huaj mund të ridrejtohet drejt vendeve të tjera.
Prania deri tek drejtësia dhe marrjen e drejtësisë nga sistemi gjyqësor është jashtëzakonisht e rëndësishme si për investuesit e jashtëm ashtu dhe për ata vendas. Kjo letër në fakt është një paralajmërim drejt politikanëve bullgarë të bëjnë reforma në legjislacion, kështu që më në fund të fillojë ndonjë farë ndryshimi dhe të mund të vihen re rezultatet e para.
Sipas Eleonora Negullovës ajo e cila është shqetësuese dhe e cila nuk përmbahet në letrën në fjalë, por shumë herë është e deklaruara nga bashkimi Kombëtar të biznesit të vogël e të mesëm , është se biznesi i vogël shumë shpesh refuzon të kërkojë drejtësi, sepse në pjesën më të madhe të rasteve këto përpjekje janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe në këtë mënyrë firmat kanë humbje të mëdha.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..