Romani “Fizika e trishtimit” i shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov konkurrohet me “Krim dhe ndëshkim” të Dostojevskit për një çmim në ShBA. Merita për këtë është e përkthyeses Anxhela Rodel, puna e së cilës mbi këtë përkthim i solli nominim për PEN Translation Prize. Organizata më e vjetër e shkrimtarëve në botë dekoron përkthimet jashtëzakonisht të mira që janë botuar në anglisht gjatë vitit përkatës. Romani i Georgi Gospodinoovit doli përtej Atlantikut në shtëpinë botuese Open Letter Press gjatë vitit 2015. Lista e finalistëve përfshin 5 tituj, ndër të cilat gjithashtu “Stuhia” e Vlladimit Sorokinit, “Zemra Bosh” – Viola di Grado dhe “Tregime të mbledhura” – Klaris Lispektor. Përveç në ShBA “Fizika e trishtimit” pranohet shumë mirë edhe në Evropë. “Gospodinovi rirendit rregullat e romanit tradicional. Rezultati është një rrotullim kujtimesh” – shkruan gazeta belgjikë De Morgen. “Kohët e fundit nuk është botuar libër më i mirë sesa “Fizika e trishtimit” – është komenti i sajtit holandez për letërsi verstwee.nl. Romani është ndër më të lexuarat në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Emri i Gospodinovit do të përmendet edhe në festivalin e kinemasë “Ariu i artë” në Berlin (11-21 shkurt 2016) në lidhje me filmin vizatimor të Teodor Ushevit “Vajsha e verbër”, të krijuar sipas tregimit me të njëjtin titull të shkrimtarit. Prodhimi 6 minutash është përfshirë në program për filma të shkurtra “Generation” dhe prezantimi i tij në Berlin do të jetë premiera filmit.
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit...