Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A bëhet epidemi falsifikimi i pikturave të piktorëve bullgarë?

БНР Новини

Falsifikimi i pikturave është një problem, i përhapur në tërë botën, kurse Bullgaria nuk mbetet prapa. Aktualisht në ankandin bullgar po vëzhgohet rritje e numrit të veprave të falsifikuara. Nganjëherë kopjet e falsifikuara madje shiten me çmime më të larta nga ato origjinale. Ky “biznes” është shumë i përshtatshëm për shumë njerëz, ndër të cilët janë tregtarët dhe piktorët. Cilat vepra falsifikohen më shumë. Për këtë na tregoi Emill Çushev, restaurues pikturash, udhëheqës i një shtëpie ankandesh dhe i një galerie në qendër të Sofjes:

СнимкаGjithçka varet nga çmimi i autorit. Kur çmimet e veprave origjinale, të cilat ofrohen, janë më të larta, atëherë veprat e piktorit përkatës falsifikohen më shumë, thjeshtë sepse kjo përbën një veprimtari tregtare. Kërkohet fitimi i shpejtë. Shumë rrallë falsifikohen piktorë, pikturat e të cilëve shiten me çmime të ulëta, sepse nuk është me leverdi shitja e kopjeve të tyre ilegale. Më shumë janë veprat e falsifikuara të Vlladimir Dimitrovit – Mjeshtrit, Zllatju Bojaxhievit, Canko Llavrenovit, Boris Denevit, Danaill Deçevit, Nikolla Tanevit etj. Në qoftë se hedhim shikim mbi rreth 20 vetat e para në klasifikimin e autorëve të parë të vjetër bullgarë, veprat e të paktën 19 prej tyre janë të falsifikuara.

Arti bullgar vlerësohet lartë, por kryesisht në kuadrin e shtetit. Që prej vitesh në treg më shumë kërkohet sesa ofrohet. Ky është edhe shkaku që veprat e falsifikuara të jenë kaq shumë në ankande. Nganjëherë ndonjë koleksionues blen vepra për mijëra leva dhe më vonë kupton se ato janë të falsifikuara, por është shumë vonë për t’u ndërmarrë masa. Më shumë hollësi për këtë temë na sjell Kristina Beleva, restauruese pranë Galerisë Kombëtare:

СнимкаTregu është mjaftë i kufizuar. Veprat janë pak. Periudha, në të cilën ne kemi art mondan, është rreth 100 vjet. Veprat e falsifikuara janë në duart e njerëzve, të cilët e quajnë veten koleksionues. Ka koleksione, ku 80  për qind e pikturave janë të falsifikuara, por pronarët nuk e njohin këtë. Ka edhe njerëz, të cilët refuzojnë të marrin dokument zyrtar për pronësinë e tyre. Ata kanë investuar një shumë të madhe dhe në këtë mënyrë do ta humbasin. Këta njerëz nuk duan të humbasin edhe emrin e tyre të mirë.

Kuptohet, që duhet të bëhet dallim midis replikës origjinale dhe kopjes së falsifikuar. Si mund të dallojmë kopjet e ligjshme nga kopjet ilegale? Ja se çfarë na sqaron Emill Çushev:

Kopja duhet të dallohet nga origjinali. Kjo zakonisht është lidhur me përmasën. Ajo duhet të jetë më e madhe, ose më e vogël nga origjinali. Replikat e vërteta bëhen derisa shihet origjinali dhe jo riprodhimi. Në falsifikim piktori kopjohet, me qëllim riprodhimin e pamjes në një mënyrë të veçantë, mënyrë kjo që jo gjithmonë është e mirë dhe pas kësaj kjo shitet si origjinal.  Kopjet legale nënshkruhen me datën, emrin etj. Kjo është legalizuar në Ligjin për trashëgiminë kulturore.  Që të bëhet kopja e një pikture, e cila është në Galerinë Kombëtare, kërkohet lejë nga atje. Paguhen të drejtat etj.

Sipas ekspertëve në këtë sferë është më vështirë të falsifikohen pikturat me akuarel, sepse një gabim i vogël është fatal dhe pikturimi duhet të fillojë përsëri. Është interesant fakti se që të ketë një kopje cilësore të falsifikuar, ajo duhet të pikturohet nga një piktor i mirë dhe nga një njëri, i cili nuk ka skrupuj për të shitur talentin e tij për para. Ky njeri e di se nuk do të ndëshkohet, sepse tani për tani sanksionet kundër këtij krimi janë minimale, zakonisht bëhet fjalë vetëm për një gjobë të pranueshme. Sipas Ligjit për trashëgiminë kulturore masat janë më të rrepta për tregtarët, të cilët përhapin piktura më se 50 vjeçe, pa dokument identifikimi. Ata mund të dënohen me burgim nga dy deri më 6 vjet.

Falsifikimi i artit është një epidemi dhe kjo do të vazhdojë derisa të mos merren masa më serioze ligjore kundër njerëzve, të cilët në emër të biznesit të tyre nuk respektojnë punën e piktorëve të mëdhenj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv, Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programet e shkëmbimit të studentëve lidhin Universitetin е Veliko Tërnovos me shkollat e së dielës jashtë vendit

Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..

botuar më 25-01-20 7.25.PD

Një libër paraqet historinë e oborrit mbretëror bullgar

Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..

botuar më 25-01-17 6.51.MD
Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës

Ora e Teatrit të Kukullave në Stara Zagora është një nga emblemat e qytetit

Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..

botuar më 25-01-12 6.10.PD