Gjatë vitit 2015 ekonomia bullgare rriti në mënyrë të papritur - 3% të Produktit të Brendshëm Bruto. Kjo ishte në sajë të faktit se rimëkëmbja e ekonomisë evropiane është e qëndrueshme. Sipas prognozave ritmi i zhvillimit të ekonomisë së BE-së gjatë vitit 2016 do të jetë afër niveleve të vitit të kaluar dhe në këtë kuptim nuk mund të them se ekonomia bullgare automatikisht do të shënojë rritje, sepse faktorët e jashtëm nuk janë të favorshëm, tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ekonomisti Georgi Angellov nga Instituti "Shoqëria e Hapur". E vetmja mënyrë për rezultate të mira (siç është dëshira e qeverisë) është përshpejtimi i reformave brenda shtetit, përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe i klimës së investimeve, tha Angellov. Qeveria bullgare shpresojnë në konsumin e brendshëm si një faktor rritjeje gjatë vitit 2016:
Konsumimi i brendshëm mund të rritet sepse tashmë nuk ekziston problemi i madh i tregut të punës – papunësia, e cila vazhdimisht bëhej më e madhe. Gjatë 1-2 vjetëve të fundit shënojmë një ulje të konsiderueshme të papunësisë dhe shqetësimet e familjeve se në çdo një moment mund të humbin të ardhurat e tyre nuk janë aq të mëdha. Nga ana tjetër ka ulje në përqindjet e interesave mbi depozitat dhe kreditë dhe mbajtja e parave në bankë tashmë nuk është aq e leverdishme. Ndoshta për një familje e re tashmë është më mirë që të tërheqë kredi dhe të blejë shtëpi të vet në vend të që jetojë me qira. Gjatë vitit 2016 do të ketë kontrollim të aktivëve të bankave. Pas këtyre testeve të stresit bankat do të mund të lëshojnë më shumë kredi për firmat dhe për personat fizikë. Kështu do të ringjallet konsumimi në Bullgari – diçka që është me rëndësi për rritjen ekonomike.
Georgi Angellov është i mendimit se për shkak të rritjes së menjëhershme të rogës minimale vëzhgojmë një mungesë bilanci në rajonet e ndryshme të shtetit. Në qytetet e mëdha dhe kryesisht në Sofje rritja e rogës minimale nuk ka një ndikim të konsiderueshëm, sepse pagat në përgjithësi janë më të larta dhe tregu zhvillohet mirë. Në rajonet e tjera, ku paga mesatare është shumë afërt minimales, ndikimi mbi tregun e punës është i konsiderueshëm dhe këto rajone humbin vende pune.
Sipas Georgi Angellovit një sfidë tjetër para shtetit tonë është pakësimi i përmasave të ekonomisë joformale, e cila tani për tani përbën 30% të ekonomisë. Për këtë arsye kemi nevojë gjithashtu për reforma strukturore, kështu që qytetarët të inkurajohen të paguajnë tatimet dhe sigurimet e tyre – duhet të shikojnë përmirësim në punën e institucioneve shtetërore, të cilat punojnë me parat e tyre. Duhet të kemi rrugë më të mira, shkolla, kopshte fëmijësh, sistem të mirë shëndetësor e kështu me radhë. Kur shikojnë efektet pozitive njerëzit do të bashkëpunojnë me shtetin, nuk do të protestojnë (siç u ndodh para pak kohe pas rritjes së taksave rrugore). Njerëzit duhet të marrin ashtuquajturën Value of Money, d.m.th. kur i japin para shtetit, duhet të marrin shërbime cilësore nga ai, shpjegoi Angellovi.
A është në favor të biznesit bullgar euroja e dobët?
Biznesi bullgar ishte ndikuar nga euroja e dobët në mënyrë të konsiderueshme, por jo drejtpërsëdrejti – më shumë me anë të efektit mbi ekonominë e Eurozonës. Sepse kur për shembull firmat gjermane, franceze dhe austriake kanë konkurrueshmëri të mirë dhe eksportojnë jashtë shtetit, firmat bullgare, të cilat kryejnë një pjesë të prodhimit të tyre gjithashtu janë në gjende të mirë financiare. Kështu euroja e dobët përkrahi eksporti evropian dhe kompanitë bullgare gjithashtu eksportonin më shumë për Evropë. Ky është motori kryesor i rritjes ekonomike të shtetit.
A lëshojmë më shumë para për investime dhe për zhvillim tani, kur çmimet e lëndëve djegëse janë aq të ulëta?
Me siguri çmimi i lëndëve djegëse dhe i energjisë është me rëndësi të madhe sepse shteti ynë nuk disponon me burime të veta. Kështu që ky është një lloj tatimi për firmat dhe familjet bullgare. Nafta e lirë shkakton pakësimin e çmimit të gazit natyror – çmimi i energjisë bëhet më i ulët dhe sektori energjetik stabilizohet. E gjithë kjo do të thotë se familjet disponojnë me më shumë para dhe firmat kanë më pak shpenzime. Mjetet e liruara kështu mund të përdoren për investime. Ky efekt është për 350-500 euro për vit, kështu që mund të them se kjo është një përkrahje serioze për ekonominë bullgare.
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaPrioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..