Projektin e pianistes bullgare Marija Martinova dhe violinistit francez Sirill Garak e njohim nga koncerti i tyre në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare në vitin 2013. Ekzekutimet, të cilët ju ofrojmë janë pikërisht nga ky koncert. Projekti u prezantua më parë në Belgjik, ku publiku shfaqi një interes të theksuar. Premiera bullgare do të jetë më 25 shkurt në sallën “Bëllgarija”.
Për albumin Marija Martinova tregon: “Pasi realizuam incizimet në vitin 2013 filluam përgatitjen e albumit. Procesi ishte i vazhdueshëm. Projektin e paraqitëm në shumë shtete të kontinentit të vjetër si një program të koncerteve. Desha, që ky projekt të prezantohet edhe në një kontekst teatror. Prandaj për diskun zgjodha vjersha të poetëve të mëdhenj. Në koncertin në Sofje vjershat do të lexohen nga artisti bullgar Julian Vergov. Në Bruksel e paraqitëm projektin me ndihmën e artistit Emanuell Dekandido. Unë e shkrova skenarin e koncertit. Mirëpo, mendoj, se kjo është më tepër shfaqje, sepse kjo nuk është forma e zakonshme e koncerteve klasike. Vjershat, të cilat Julian Vergov do të lexojë gjatë koncertit në Bullgari janë të zgjedhur posaçërisht. Ndër ta ka vepra të krijuesve Pol Verlen, Gijom Apoliner, Sharl Bodler, Horhe Luis Borhes, Enrike Kadikamo, Djevid Maknijl.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..