Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interesi ndaj produkteve bullgare bio po ritet

БНР Новини
Foto: БТА

Kohët e fundit u mbyll Ekspozita më e madhe Ndërkombëtare e Ushqimeve Organike Biofah në Njurnberg të Gjermanisë. Në të Bullgaria u prezantua për herë të parë. Për pjesëmarrjen e vendit tregon kryetarja e Asociacionit Bullgar të Produkteve Bio Allbena Simeonova:

“Asociacioni ynë, i cili bashkon përpjekjet e prodhuesve të produkteve bio, pavarësisht a janë ata kultivues, blegtorë, bletarë, përpunues, tregtarë ose konsultues në fushën e prodhimit bio, kishte një pavijon të vet. Në të u prezantuan 41 kompani, anëtare të asociacionit, të cilat prodhojnë ushqime organike bullgare. Atë, që ofruam ishin fruta dhe perime të freskëta, të thata dhe të përpunuara, barëra, mjaltë biologjik, verë, bajame, arra, e kështu me radhë.”

Importuesit më të mëdhenj të produkteve organike bullgare janë Gjermania, Austria, Danimarka dhe Suedia. Ndër produktet që kërkohen më shumë në perëndim tani janë frutat e ngrira të egra. Pritet, që kërkimi botëror i ushqimeve organike të rritet me nga afro 10 për qind për vit. Si rezultat deri në vitin 2020 tregtimi me to do të tejkalojë 60 miliardë dollarë. Kjo tendencë është karakteristike edhe për vendin tonë. Lidhur me këtë zonja Simeonova shpjegon:

“Kur para 6 vitesh themeluam Asociacionin Bullgar të Produkteve Organike në të hyrën 25 bujq. Tani në Bullgari bujqit që merren me prodhim organik tejkalojnë 4000. Kjo do të thotë, se kërkimi i produkteve bio rritet. Krahas kësaj edhe cilësia e tyre gjithashtu është shumë e mirë. Kjo shpjegohet  me faktin, se tani ka masa speciale për agroekologji dhe për prodhim organik. Tashmë ndihmë u jepet edhe blegtorëve, që merren me prodhim organik. Arritëm të fitojmë përkrahjen e BE-së në sajë të një projekti në kuadrin e “Programit të promocionit”. Evropa i kushton një vëmendje serioze mënyrës së ofrimit dhe promovimit të produkteve bujqësore. Bullgaria nuk disponon fonde të mëdha. Kemi marrë përkrahje nga ana e Ministrisë së Bujqësisë në programin “Ndihmë shtetërore”. Strategjia më e suksesshme për ne është bashkimi. Sa më shumë bujq marrin pjesë në veprimtaritë e Asociacionit Bullgar të Produkteve Organike, sa më serioz bëhet shteti ynë si prodhues. Si rezultat pozitat e tij për realizimin e prodhimit organik bëhen edhe më të mira në sfondin e konkurrencës ndërkombëtare.”

СнимкаMe çdo vit që po kalon sipërfaqet për kultura organike tek ne po rritet me afro 9 për qind. Veçoritë e dheut tek ne na radhitin në vendin e katërt në botë dhe në vendin e parë në Evropë për nga eksporti i barërave. Pritet, që sivjet të rritet me afro 30 për qind kërkimi i grurit organik, gjë me të cilën merren edhe prodhuesit bullgarë. Produktet organike bullgare janë jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Krahas kësaj ky lloji prodhimi mbron mjedisin dhe jo në vend të fundit krijon vende të punës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD