Financat publike kudo nevojiten nga konsolidimi periodik. Sivjet në Bullgari ky konsolidim koencidoi me pastrimin tradicional pranveror, ton për të cilin dha vetë Kryeministri duke ndaluar prokurime publike për rreth 1 mlrd euro. U përfshi dhe Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, i cili prej kohe bënte përpjekje për të vërë rregulla në tregun e lëndëve djegëse në vend. Deri tani ai nuk arrinte të mblidhte dëshmitë e nevojshme për të konfirmuar dyshimet e përhapura në shoqëri për praninë e marrëveshjes së kartelit për çmimet midis firmave të mëdha të furnizimit të karburantit dhe për monopol të rafinerisë së vetme në vend. Më në fund erdhi koha, ne kemi mbledhur mjaft fakte për të nisur një hetim të vërtetë, shpjegojnë nga Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës duke pasur parasysh çmimet botërore të naftës që janë mjaft të ulëta në krahasim me çmimet e benizinës dhe dizelit që shiten në pikat e karburanteve në vendin tonë. Përveç kësaj një biznesmen i fuqishëm nga qyteti Varna, me renome kontradiktore, prej disa muajve vërteton në praktikë, se kartel në vendin tonë ka dhe ai vetë duke marrë në konsideratë logjikën e tregut ofron lëndë djegëse me çmim 20% më të ulët nga pikat e tjera në vend.
Tani Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës ka marrë në shënjestër shtatë distributorët më të mëdhenj të benzinës dhe dizelit, mes të cilëve janë dhe marka botërore. “Vendimi është i guximshëm, sepse prek kompani të mëdha botërore” – komentoi Zëv/kryeministri Tomisllav Donçev, duke i premtuar ndihmë Komisionit, në qoftë se ai ka nevojë për të.
Me gjithë se vërtetimi i marrëveshjes së kartelit, siç pohojnë nga vetë Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, është detyrë e vështirë dhe kërkon kohë, kësaj herë nga komisioni kanë vendosur të arrijnë deri në fund. Fundi mund të jetë i pakëndueshëm për tregtarët – gjoba deri në 10% prej qarkullimit vjetor, i cili me gjithë se është në një treg të vogël, nuk duhet të nënvlerësohet, sepse për nga karburantet Bullgaria është mes 5 shteteve evropiane me çmime më të larta. Do më thënë, bëhet fjalë për shumë para. Të mos flasim për imazhin dhe prestigjin, të cilët gjithmonë shoqërohen me përpjesëtime të tjera konkrete ekonomike dhe financiare.
Publiku, natyrisht përshëndet ofensivën e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës kundër çmimeve të larta. Akoma më tepër, se edhe vetë pushteti, në personin e Ministrit të Financave Vlladisllav Gioranov, përmendi tërthorazi, se në qoftë se gjithçka zhvillohet sipas planit mund të pritet rënia e çmimeve nëpër pikat e karburanteve për gëzim të të gjithë shoferëve. Këto shpresa po forcohen edhe nga fakti, se Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës planifikon të hetojë jo vetëm tregtarët me pakicë, por edhe vetë prodhuesit e karburanteve. Në rastin konkret bëhet fjalë për të vetmen rafineri të naftës në vendit tonë, atë ruse Lukoil, për të cilën ka dyshime për abuzime me gjendjen e monopolit, sepse sipas dokumenteve ajo shet për eksport më lirë, se sa për tregun e brendshëm.
A do të kurorëzohen me sukses synimet e mira për mbrojtjen e konkurrencës së lirë në tregun e karburanteve në Bullgari ende është herët të thuhet. Tani për tani mund të thuhet vetëm, se argumentet që përdor Komisioni për të arsyetuar qëndrimin e vet kundër sjelljes jo korrekte në treg, janë mjaft bindëse. Por beteja kundër monopoleve gjigante të naftës nuk është e lehtë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..