Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stiljan Ivanov me libër për pavdekshmërinë e shpirtit njerëzor

БНР Новини
Stiljan Ivanov gjatë paraqitjes së librit.
Foto: Veneta Pavllova

“BG SEKRETI. Nga Orfeu deri tek Vanga” – nën këtë titull doli libri i regjisorit të njohur bullgar Stiljan Ivanov. Autori e quan kinema-libër, me qenë se në themelin e tij janë filma, të xhiruar prej tij. Në fakt ai është autori dhe regjisori i të paktën 40 shiritave dokumentare, disa prej të cilëve shpërndahen në të gjithë botën.

“Shkaku që ky libër të jetë fakt, është se një miku im prej shumë vjetëve – Martin Radosllavov, vazhdimisht më thoshte: “Nuk kam kohë të shikoj filmat, më thuaj me disa fjalë se për çfarë bëhet fjalë.” Ky nuk qe një vlerësim i mirë për gjërat, me të cilat merrem, por ai më stimuloi të hedh në letër të gjitha këto përshtypje, të cilat i kam fituar nga takimet e mia me njerëz dhe ide. Njerëz të cilët në ngjashmëri me mua dhe të një grupi të madh të miqve të mi, besojnë në pavdekshmërinë e shpirtit njerëzor. Dhe në faktin se, çdo një prej nesh vjen në këtë botë si një varg prej rilindjeje vetëm dhe vetëm me qëllim të përsoset, në kundërshtim të përfytyrimit të pranuar në mënyrë të përgjithshme, se ne jemi këtu, që të hamë, të pimë dhe të shtohemi. Martini qe mjaft këmbëngulës, duke insistuar që ta shkruaj këtë libër, i cili doli në shtëpinë botuese “Apostrof”. I falënderoj me gjithë zemër.”

Në fillim të vitit 1996 Stiljan Ivanov dhe artistja e madhe bullgare Nevena Kokanova kanë qenë për vizitë tek profeti Vanga. Në fakt, kur ka qenë fëmijë, ajo e ka shëruar sepse i është mbajtur goja. Vite më vonë ai nuk ka pasur kurajën qe të pohojë se do që të incizojë film për të. Pas vizitës gati dy orësh, Vanga i ka dhënë kurajë duke i thënë: “Unë e di se për çfarë ke ardhur. Do të bëhet”. Dhe është bërë. Në libër mund të lexojmë dhe për çuditë, lidhur me të përnderuarën Stojnë – përsëri në këtë fund të botës. Në kishën në të cilën ajo ka jetuar, dhe sot vijnë njerëz nga Bullgaria dhe nga vendet fqinje të kërkojnë shpëtim. Në botim është prezantuar dhe një profet tjetër bullgar – Vera Kuçovska. Kur e ftojnë në Japoni dhe i bëjnë studimeve shumë të ndërlikuara, bëhet e qartë se ajo mund të ndryshojë aciditetin e ujit, gradën e alkoolit dhe tensionin e njeriut. Vera fenomenale lexon libra të lashtë, lexon mendime në gjuhën japoneze, shëron njerëz të sëmur pa shpresa.

Libri na takon dhe me shëruesin Petër Dimkov, i cili ka krijuar librin me 3 vëllime “Mjekësia popullore Bullgare” dhe ka shpëtuar jetën e mijëra bullgarëve. Cili është sekreti i jetëgjatësisë sipas tij? “Një vetëdije të pastër, një zemër të mirë dhe maturi në çdo gjë. Jetoni në mënyrë njerëzore duke qenë vëllezër. Zoti ka dhënë 10 urdhra, por Krishti i ka pakësuar deri më një dhe ai është: Mos u bëj të tjerëve atë, të cilën nuk do të ta bëjnë ty.” Vajza e shëruesit – piktorja Lili Dimkova, po kështu është e prezantuar në këtë vëllim. Ja se si redaktorja e librit Dragomira Ivanova u drejtua drejt autorit:

“Unë dua të të falënderoj për këtë se më lejove të marrë pjesë në botën tënde jo për herë të parë në sajë të punës tonë të përbashkët. Dhe me këtë më afrove me njerëzit, për të cilët ke shkruar dhe ke bërë filma. E di që në fillim, se ky libër është shkollë për jetën, e cila është në rrugën e lartësimit shpirtëror.”

Në libër lexuesi do të mësojë më shumë për qytetërimin trak dhe për Orfeun e madhërishëm, do të hyjë në botën mistike të dervishëve, do të marrë këshilla të dobishme për jetën, shëndetin, dashurinë, miqësinë.

“Ajo e cila do të rastis në të ardhme, është se gjatë këtij viti po përgatisim dy film , njëri prej tyre është për shamanizmin – tregon Stiljan Ivanov. – Filluam gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, kur udhëtuam deri në Kanada. Takuam një njeri unikal, shumë, shumë të veçantë nga fisi Leden kristal (kristali i akullt). Unë vet qesh i befasuar nga fakti se, gjërat, për të cilat fliste, tanimë i kisha dëgjuar në Indi, në Turqi, në Egjipt. Ai pohonte se nuk ka lexuar libra, sepse dija të cilën do ta transmetojë është dija e tij e përjetshme, e fisit të tij. Dhe gjatë gjithë kohës fliste pikërisht për rilindjen e shpirtit dhe për kuptimin e jetës njerëzore. Ky është njëri film. Tjetri i është kushtuar Neshka Robevës – një sportiste e njohur bullgare, kurse më vonë dhe trajner në gjimnastikën artistike dhe koreografe. Sivjet ajo bëhet 70 vjeçe. Më zgjodhi mua si regjisor të tregoj për jetën e saj në lidhje me jubileun e saj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD