Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ec një kilometër në këpucët e saj”

БНР Новини
Foto: Lluiza Llazarova

Për vit të dytë me radhë tek ne zhvillohet fushata “Ec një kilometer në këpucët e saj”, në të cilën meshkujt mbajnë këpucë me taka për të tërhequr vëmendjen shoqërore mbi problemin e dhunës në shtëpi. Sivjet burrat bënë shëtitje me këpucë të kuqe me taka të larta në rrugën këmbësore “Vitosha” duke mbajtur pankarte kundër dhunës në shtëpi dhe abuzimit seksual. Ndoshta për shkak të shiut sivjet ngjarja nuk kishte karakter konkurrimi, ndryshe nga vitet e tjera. Ishte vetëm një shëtitje miqësore.

СнимкаMonika Pisankëneva, kryetarja e fondacionit “Qendër Bilitis” është një nga organizatorët dhe ajo na tregoi për qëllimet e ngjarjes që u dukej zbavitëse kalimtarëve, të cilët nuk dinin arsyen e saj konkrete:

„Ajo alarmon, tërheq vëmendjen, është premisë për zhvillimin e diskutimeve në rrjetet, të cilat mund të organizojnë ndryshime legjislative apo të paktën që mund t’i detyrojnë instituciaonet që të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më efektive, të parandalojnë dhunën dhe të ofrojnë strehim për viktimat. Ngjarja i inkurajon gratë që të jenë më të guximshme dhe të fillojnë të flasin për këtë problem. Çdo grua e katërt në Bullgari është viktimë e dhunës në shtëpi, por pak janë ato, të cilat flasin për këtë problem, të cilat kërkojnë strehim apo përkrahje morale. Ligji për mbrojtje në raste të dhunës në shtëpi parashikon një radhë masash pas parashtrimit të ankesës në gjyq nga ana e gruas. Përdhunuesi mund të detyrohet të largohet nga shtëpia, grua mund të marrë strehim të përkohshëm në ndonjë institucion shtetëror. Viktima duhet të jetë pala aktive.”

Monika Pisankëneva komentoi gjithashtu se gratë frikësohen dhe rrallë kërkojnë ndihmë.

„Dhuna në shtëpi është objekt i frikës dhe i turpit dhe shpeshherë gratë të cilat i nënshtrohen këtij lloji abuzimi janë të varura financiarisht nga partnerët e tyre dhe nuke kanë lirinë të zgjedhin ndarjen. Për to është më e vështirë në krahasim me ato, të cilat vetë mbahen. Normat tradicionale, të cilat e detyrojnë gruan që të respektojë vullnetin e burrit si kreu i familjes është premisë për pabarazinë e brendshme, është premisë për dhunë. Dhe kjo nuk është e vlefshme vetëm për familjet heteroseksuale.”

Снимка

СнимкаKristian Brajkov nga Qendra kombëtare për Internet të Parrezikshëm na këshilloi për masat që duhen të merren në rast të dhunës në rrjet:

“Në rast të torturimit online është me rëndësi që të punohet jo vetëm me objektin e torturës, por edhe me ushtruesin e saj sepse shpesh njerëzit të cilët kanë sjellje të tillë kanë përjetuar trauma të rënda, që e provokojnë urrejtjen. Zhvillimi i internetit tejkalon progresin e kuadrove legjislative. Jo vetëm në Bullgari. Këtu gjithnjë e më shumë punohet në këtë sferë. Në nivel ndërkombëtar dhe në atë shtetëror është e vështirë që të punohet me ritmet e internetit – ai ndryshohet vazhdimisht.

Kristian gjithashtu u përfshi në këtë ngjarje dhe kaloi një kilometër në këpucë femërore.

„Është e vështirë që të ecni në këpucët e saj, ka nevojë për forcë shpirtërore, ka nevojë që të vëmë veten në vendin e tjetrit. Nuk është e lehtë, por është e mirë,  sepse kështu pasurohet botëkuptimi”.

Снимка

Pas ngjarjes “Ec një kilometër në këpucët e saj” burrat ishin shumë pozitivë, me buzë në gazë, kishte edhe disa trauma për shkak të këpucëve jo komode. Të gjithët ishin të mendimit se nuk është e lehtë që të “hyjnë” në “këpucët e saj”. Pjesëmarrësit shpresojnë se “zëri” i tyre do të dëgjohet, se institucionet do të bëhen gjithnjë e më adekuate në rastet e dhunës në shtëpi. Në krahasim me vitet e tjera sivjet interesi nga ana institucioneve të ndryshme përgjegjëse ishte më i madh, pavarësisht se pjesëmarrësit nuk ishin aq shumë – kjo ishte për shkak të kohës së keqe. Me siguri kemi nevojë për më shumë kohë dhe për përpjektë të shumta po të dëshirojmë në të vërtetë të ecim në këpucët e saj 

Pëprgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD