Sot është Dita Botërore e Poezisë. Me këtë rast ju takojmë me Ivajllo Dimanovin – gazetar, poet, shkrimtar. Ai është ndër të ashtuquajturat “poetë me kitarë”, të cilët për fat të keq janë duke u zhdukur. Para pak kohe Ivajllo shënoi përvjetorin e tij të 60-të me një koncert dhe me promovimin e librit të tij të ri “Dykëndëshi i Bermudës”. Një pjesë e madhe e këngëve , të cilët ai i interpretoi para publikut në Studio 5 të Pallatit Kombëtar të Kulturës janë përfshirë në kompaktdiskun e tij “Gëzuar, o vetmi”. Muzika, që ju ofrojmë, është përfshirë në këtë disk.
“Askush nuk mund t’i lidhë duart e një njeriu, i cili do që të jetë Ikari” – kështu mbaron një prej vargjeve të Ivajllo Dimanovit, të përfshira në librin e tij të ri.
“Çdo një varg e ka historinë e vet – vazhdon poeti. –Kurse po të ketë dhe një melodi të bukur, atëherë nuk ka kufij, nuk ka pengesa. Atëherë ai mund të kalojë përmes meridianëve dhe hapësirave. Mundësitë e teknologjive bashkëkohore janë të mëdha. Tashmë është e pamundur që veprat e vlershme të mbeten në kuadrin e lagjes, ku janë krijuar. Mirëpo, më të rëndësishme sipas meje janë kontaktet midis njerëzve. Në këtë bindem gjithnjë e më shumë çdo herë kur të kem takime jashtë shtetit. Vijnë edhe bullgarë, edhe njerëz, të cilët madje nuk e dinë gjuhën tonë, por interesohen për kulturën tonë. Zakonisht jam duke përgatitur përkthime të vargjeve të mia në gjuhën përkatëse. Në Paris i lexoi një aktore e re dhe shumë e talentuar – Iva Deleva, në Londër – krahas këngëve dhe vargjeve në bullgarisht, anglishtfolësit me interes i dëgjonin përkthimet në anglisht.
Në vitin 2010 mora Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë në Torino të Italisë. Ndoshta kisha dëshirë më të madhe për të shkuar pikërisht në këtë vend - në vendin e muzikës dhe të kinemasë sime të dashur. Dhe kjo ndodhi. Sigurisht që e mora me veten edhe kitarën. Dhashë një koncert të improvizuar në një sallë të mrekullueshme dhe fitova shumë miq të rinj. Përveç në anglisht dhe frëngjisht vargjet e mia janë përkthyer gjithashtu edhe në rusisht, çekisht, gjermanisht, turqisht. Për mendimin tim është me rëndësi të madhe që letërsia bullgare të lexohet në botë. Megjithëse është shumë vështirë që një vepër poetike të rikrijohet në një gjuhë të huaj. Kujtohem për një afroamerikan, i cili bleu albumin tim në SHBA. E pyeta nëse e di bullgarishten. Ai më tha se nuk e di asnjë fjalë, por i ka pëlqyer këngët e mia. Është shumë rëndësishëm që njeriu t’i krijojë veprat e veta edhe me shpirtin e vet, që të mund të kuptohet mirë nga publiku. Ky është çelësi.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..