Para rreth një viti Atanas Arsov dhe ekipi i tij vendosën të fillojnë biznes me vete, sepse vunë re se produktet bio kanë pushtuar tregjet e huaja dhe depërtojnë edhe në vendin tonë. Në fillim vendosën të bëjnë pastë dhëmbësh, por nuk kishin mjaft mjete. Pastaj mësuan, se normat rregulluese për prodhimin dhe shitjen e furçave të dhëmbëve janë më të lehta për zbatim, zgjodhën këtë mall dhe filluan prodhimin e tij në Bullgari.
Produkti nuk ka afat të përdorimit dhe është një variant inovativ i produkteve tradicionale për higjienë orale – ka një gamë të plotë – për të rritur, për fëmijë dhe për zbardhje. “Furçat tona janë alternativë 100% e furçave tradicionale të dhëmbëve. Në përbërjen e tyre nuk ka plastmasë, e cila përfshin bisfenola të dëmshme. Ndryshon edhe me këtë, se në asnjë mënyrë nuk ndot mjedisin. Përkundrazi – edukon dhe i frymëzon njerëzit të mendojnë në mënyrë globale. Për ditë hedhim tonelata me plehra që dëmtojnë natyrën. Ndërsa furça jonë është diçka e lehtë, e thjeshtë dhe interesante për përdorim dhe edukon në frymë të mendimit ekologjik.”
Furçat bullgare që shpërbehen në mënyrë biologjike janë me dorezë të drunjtë nga një lloji i posaçëm bambuje, që rritet vetëm në Malajzi. Ai nuk thith ujë, është antimikrobik dhe nuk formon myk, që është me rëndësi të madhe për produktet e higjienës orale, sepse ato janë në kontakt të përditshëm me ujin. Fijet që përdoren për njërën prej furçave janë të zeza, sepse janë përpunuar me karbon aktiv aziatik, i cili prej vitesh përdoret për zbardhjen e dhëmbëve.
Koha për shpërbërjen e furçës varet nga mjedisi në të cilin është vënë. Nëse kompostohet dhe vendoset në dhe të lagur do të shpërbëhet plotësisht për një vit të gjysmë. Nëse vendoset në vend të thatë shpërbërja zgjatet 6-7 vjet, që është një periudhë absolutisht e vogël në krahasim me furçat tradicionale prej plastmasës, të cilët nuk dekompozohen.
Në lidhje me të ardhmen e biznesit të tij Atanas Arsovi na tha: “Investimi që bëmë dhe vazhdojmë të bëjmë u duk se është më i madh se sa prisnim. Por me gjithë atë pas vitit të parë u bë e qartë, se biznesi është interesant dhe rentabël. Ia vlen të zhvillohet jo se sjell fitime të mëdha, por sepse mund të zgjerohet edhe jashtë kufijve të Bullgarisë, që në fakt përbën interes për ne. Kemi në plan ta ofrojmë produktin në tregjet e huaja, ku vala eko është në kulimin e saj. E shesim në Francë, Gjermani, Rumani dhe Greqi. Aty njerëzit janë më aftësi më të mira blerëse, sepse tregjet janë të mëdha. Aktualisht po përpiqemi të zgjerojmë asortimentin e markës sonë, e cila të jetë me produkte kozmetike ekologjike. Aktualisht po përpunojmë një sapun të ri me vajra eterike natyrale. Shpresojmë gradualisht të zgjerojmë gamën e produkteve dhe të gjejmë distributorë dhe partnerë jashtë shtetit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografia është ofruar nga Atanas Arsovi
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..