Një peizazh jo i zakonshëm shtrihet në viset veriperëndimore të Bullgarisë. Ato janë shkëmbinjtë e Bellogradçikut, që sjellin respekt dhe admirim me gurët e madhërishëm të cilët e çajnë qiellin. Rajoni karakterizohet me humnerat e shumta të cilat sikur kanë hapur gojë nga ku kalon rruga te mbretëria e Hedesit. Këtu ka dhe shumë shpella dhe kanione. Shpella më e njohur në këtë rajon është Magurata. Ky fenomen natyror ka përmasa kolosale dhe i përngjan një katedrale nëntokësore. Mirëpo, kjo që e bënë unike janë pikturat e lashta mbi muret e saj, të cilët janë përafërsisht 900. Supozohet, se më të vjetrat prej tyre datojnë më se 8 mijë vite dhe janë ndër më të hershmet në Evropë. Disa prej tyre rikrijojnë skena primitive nga e përditshmja e njerëzve të parë. Mirëpo, ka shenja dhe simbole, të cilët akoma nuk janë të lexuara.
Sipas një ekipi të paleo-arkeologëve dhe historianëve jo vetëm shpella Magurata, por mbarë rajoni përreth, i cili përfshin edhe Shkëmbinjtë e Famshëm të Bellogradçikut, në të kaluarën ishte një nga qendra kryesore të kultit. Vite me radhë shkencëtarët studiojnë simbolet mbi muret e shpellës dhe si rezultat bënë konkluzionin, se ato nuk janë vizatime të zakonshme primitive, ose të paktën disa prej tyre. “Gjithnjë e më shumë fakte vërtetojnë hipotezën, se shpella ishte një bibliotekë origjinale, në të cilën janë të koduara njohuritë e njerëzve të lashtë për botën” – është i bindur Kirill Kirillov nga Shoqata Arkeologjike “Bellogradçik”. Këtë konkluzion e përkrahin një sërë studimesh dhe hulumtimesh, duke filluar me analizën semantike të fjalës “magura”. Doli, që ajo haset edhe në rajone të tjera të botës. Dhe kudo përmbajtja e saj është shpellë, kodrinë ose pranë ujit, që buron. Mirëpo, vetëm Magura Bullgare është njëkohësisht shpellë, vrima e së cilës është brenda në një kodër dhe pranë saj buron një liqen. “Të mos flasim, se në trojet tona që prej kohe ka traditë të bëhen muranë ose tumul, bullgarisht “mogila”, fjalë koj e cila i është afërt për nga tingëllimi me fjalën “magura”. Krahas kësaj tumagjithashtu është një kodrinë me vrimë, ku ruhen mesazhe të shenjta” – rrëfen Kirill Kirillov dhe shton:
“Disponojmë një tablo të plotë të përhapjes së emërtimit “magura” në mbarë botën. Në të hyjnë më se 2400 vende. Kjo fjalë haset edhe në Japoni, në Oqeanin e Qetë, në Afrikë. Dhe në të gjitha ato vende zbulohet po ky kult ndaj Hyjnisë Nënë, e cila është e rikrijuar edhe në Magurën tonë, prapë me po këtë emër. Në Korenë e Jugut për shembull, ajo mban emrin Mago, në Kinë – Magu. Kjo hyjni është lidhur me shpellat, me pjellorinë. Stërgjyshërit konsideruan, se ajo e vente në dijeni të gjithë ata, të cilët deshën t’i dedikohen asaj. Në Magurata gjejmë analogë të runave kelte, si dhe simbole të alkimisë. Edhe një gjë tjetër interesante – këtu shkencëtarët zbuluan prototipat e lashta të 26 shkronjave të alfabetit kirilik, të rikrijuara mbi muret e shpellës. Kjo daton disa mijëvjeçare para krijimit të shkrimit sllav. Tani ekipi është duke bërë një katalog të vizatimeve shpellore. Ideja është që të zbulohen edhe vendet e tjera në botë, ku hasen piktura të ngjashme parahistorike. Mirëpo, jo vetëm shpella Magurata tërheq vëmendjen e arkeologëve. Rajoni është plotë misticizëm. Deri tashti u zbuluan 5 shenjtore të lashta, të shfrytëzuara si vende për rite fetare dhe observatorë astronomikë. Ndër to është edhe shpella dykatëshe “Lepenica” të strukur në zemrën e Shkëmbinjve të Bellogradçikut.
“Supozohet, se kjo shpellë popullohej që para 5 mijë vitesh – tregon Kirill Kirillov. – Ajo ndodhet nja 4 kilometra larg qytetit Bellogradçik. Deri në të ka një shteg ekologjik. Në një shesh shkëmbor mbi shpellë është e shtrirë e ashtuquajtura “harta yjore” me një fron të veçuar shkëmbor për vëzhgim të vrimave të gdhendura në shkëmb, të cilat përbëjnë yje dhe yllësit. Shoqata jonë organizon ekskursione turistike nëpër ato vende të cilët shoqërohen me biseda sqaruese. Arritëm të rivendosim një banesë parahistorike me teknologji të lashta. Ajo u ndërtua prej materialeve natyrore – dru, argjilë dhe kashtë. Është interesante, se njerëzit e parë jetuan në shtëpi, të cilat u përngjajnë shtëpive të vjetra bullgare “pletarki”. Ato përbënin konstruksione prej druri të mbuluara me thurje prej thuprave dhe të suvatuara me argjilë.”
Shkëmbinjtë e Bellgoradçikut dhe shpella “Magurata” mezi tani do të zbulojnë sekretet e tyre mijëvjeçare. “Mund të dalë, se pikërisht aty është vatra, nga e cila filloi përhapja e kulteve dhe feve të ndryshme nëpër botë” – bënë supozimin bashkëbiseduesi Kirill Kirillov. Vallë, a do të zbulojmë një ditë tërë të vërtetën për këtë vend magnetik? Vetëm koha do të tregojë atë... Tani për tani jemi me shpresë, se vizatimet shkëmbore në shpellën “Magurata” të përfshihen në Listën e Trashëgimisë Botërore Kulturore të UNESKOS-së.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Kirill Kirillovi
Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..
Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..
Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..