Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dhe balloja vazhdon” ose çfarë ndodhi pas ndryshimeve

БНР Новини

Me siguri njeri prej filmave më të mirë dokumentarë të prezantuar në kuadrin e edicionit të XX jubilar të Sofja Film Fest është “Dhe balloja vazhdon” i regjisorit Georgi Ballabanov. Ai ka mbaruar Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave. Në vitet 80-të të shekullit të kaluar nisi për në Paris, ku krijoi një sërë filmash dokumentarë. Shumë prej tyre u dekoruan në festivalet në Oberhauzern, Venecie, Paris, Nju Jork. Do të kujtojmë, se edicioni i vjetshëm i po këtij festivali u hap me filmin e tij artistik “Dosja “Petrov”, skenarist i të cilit është mbajtësi i çmimit “Oskar” Zhan-Klod Karier. Filmi i ri i regjisorit bullgar i kushtohet Sofjes – si një mishërim i ndryshimeve në Evropën Lindore. Për ato ndryshime në film tregojnë disidenti i përjetshëm Nikollaj Kolev – Bosija dhe miku i tij Krasimir Rajdovski – ish zbulues nga Sigurimi i Shtetit, psikiatri Nikollaj Mihajllov – analizator i njohur i fenomeneve shoqërore nga ana psikologjike, ish deputeti i ndjerë Pavell Çernev, drejtuesi televiziv Martin Karbovski, këngëtari turbofolk Azis...

Për filmin vet regjisori Georgi Ballabanov rrëfen: “Ishte e domosdoshme, që në një moment të zgjedhë njerëz, të cilët i njoh. Kështu filloi një periudhë relativisht e gjatë, në të cilën vendosëm lidhje, zhvilluam bisedime, kështu që të krijojmë një mirëbesim midis njeri tjetrit.”

СнимкаNdër heronjtë kryesorë të filmit është edhe Elena Acarova, e cila zhvillon anketime sociologjike në kryeqytet. Ajo punon në këtë sektor pothuajse 10 vjet. Anketimet, të cilët ajo bën shpesh herë zbulojnë varfërinë dhe mungesën e perspektivës. Lidhur me këtë ajo shpjegon:

“Detyra ime që rrjedh prej këtyre anketimeve është të nxis njerëzit të fillojnë të mendojnë mbi disa çështje si: cili jam unë, a jam i lumtur, vallë, a mbaj përgjegjësi për këtë që nuk votoj, çfarë do të ndryshoj, në se jam në ndonjë pozitë. Mendoj, se në këtë mënyrë unë jap kontributin tim për njerëzit dhe për shoqërinë. Njerëzit duhet të mendojnë. Kështu mund të ndodhë, që edhe pushtetarët një ditë në të vërtetë të shfaqin kujdes ndaj situatës në vend.”

Filmi është prodhim i përbashkët i Bullgarisë dhe i Francës. Siç thekson producenti ekzekutiv i filmit Aleksandër Donev, ai u financua plotësisht nga Televizioni i autoritetshëm Shoqëror Francez ARTE. Producente kryesore është Elen Badenter me firmën e saj “Ladybirds Films”. Zonja Bandeter konsiderohet një nga producentët më aktivë në kinemanë moderne dokumentare franceze. Dhe diçka tjetër: ajo e ka prejardhjen bullgare. Filmi u ndihmua edhe nga Qendra Kombëtare Franceze e Filmave dhe nga disa institucione financiare, por u xhirua plotësisht në Bullgari.

Снимка“E kam fatin, që nëna ime të jetë bullgare – tregon zonja  Elen Badenter në gjuhën bullgare. – Gjyshja dhe gjyshi im janë bullgarë, dhe unë kur isha fëmijë çdo vit qëndrova te ta në Bullgari. Nuk e kam ardhur këtu që prej 15 vitesh, sepse gjyshja dhe gjyshi vdiqën. I ati im është francez dhe kështu në Francë jam franceze. Mirëpo, kur fillon të flitet për Bullgarinë, gjithnjë interesi im zgjohet. Një ditë Georgi Ballabanovi erdhi në zyrën time dhe paraqiti idenë e tij për filmin. Ai rrëfeu se dëshiron të tregojë për Sofjen, për njerëzit, të cilët jetojnë këtu, për historinë e vendit. Kështu edhe unë vendosa të jap përkrahjen time.”

Cili është auditori te i cili është adresuar filmi? Sipas regjisorit Georgi Ballabanov publiku në Paris e zbuloi në të Francën. Ndërsa në festivalin e kinemasë dokumentare ZagrebDox një regjisor i ri i tha zotit Ballabanov se filmi rikrijon një situatë si në vendin e tij.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi:siff.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD