Sivjet festivali më i madh i artit të shtatë në Bullgari shënon përvjetorin e tij të 20-të. Si çdo herë Sofia Film Fest-i prezanton titujt më të mirë të kinemasë botërore, me theks mbi shiritat nga Ballkani. Mes tyre është edhe filmi i shumëshpërblyer i Visar Morinës “Babai”. Ai është një tregim emocional për marrëdhëniet mes fëmijës dhe babait e tij në sfondin e ngjarjeve dramatike të vitit 1995 në Kosovë.
I ndikuar nga neorealizmi italian shiriti prek thellë publikun në tërë Evropën, i cili shpesh e lind historikun e filmit me situatën aktuale rreth mijëra fëmijëve të pashoqëruar brenda fluksit të migrantëve.
Pas premierës në Sofje, regjisori Visar Morina i dha një intervistë të posaçme Radio Bullgarisë kushtuar sfidave gjatë xhirimit të filmit “Babai” (i cili është realizuar në bashkëpunim mes Gjermanisë, Francës, Maqedonisë dhe Kosovës). Regjisori dhe skenarist i talentuar tregon për procesin e krijimit të “Babait”, për reagimet e publikut, për projektet e reja dhe frymëzimin për të, ai prek tema si fëmijëria, dhuna, emigrimi, arti i kinemasë dhe realizimi i filmave në Evropë.
Fotografi: babai-film.com dhe arkivi personal i Visar Morinës
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..