Pop, xhaz, komedi muzikore, vepra për big-bend, orkestër simfonike, muzikë filmash, teatër kukullash, operë për teatër kukullash, tekste të shumta për këngë – në bullgarisht dhe në anglisht. Le të mos harrojmë qindra orkestrimet për grupe më të ndryshme orkestrore. Paleta krijuese e Ivan Stajkovit është shumë e pasur, kurse invencioni i tij befason me drejtime të papritura dhe e pasuron, e provokon imagjinatën dhe i dhuron një gëzim të vërtetë dëgjuesit. Pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e veprave të tij janë krijuar para disa dekadash, edhe sot e kësaj dite ato shkaktojnë admirim të vërtetë. Për profesionalizmin e tij si autor orkestrimesh ka shumë legjenda, si dhe për shpejtësinë, me të cilën ka punuar në vitet e tij rinore. Sot ai mbush 85 vjeç.
Poeti Zahari Petrov, një mik i tij i afërt dhe autor i shumë prej teksteve të këngëve të tij, në fakt e ka caktuar drejtimin e rrugës së tij profesionale. Ja se çfarë na tregoi Ivan Stajkov:
“Ideja ishte e Zahari Petrovit. Ai ishte në dijeni të punës sime muzikore dhe më pyeti nëse kam dëshirë të orkestroj këngë të Josif Cankovit. Në Radion Kombëtare Bullgare kishte shumë kompozime të tij, por në atë kohë në Bullgari nuk kishte orkestrues profesionalë për grupe, si Big Bendi, përveç Emill Georgievit, i cili ishte dirigjent i orkestrës. Më dhanë dy prej pjesëve dhe unë krijova orkestrime për to. Kisha dëgjuar një pllakë me incizime të orkestrës së Sten Këntënit dhe e kisha si model. Kështu fillova... Kam pasur përjetime më të ndryshme, por edhe deri më sot e kësaj dite mbaj mend udhëtimin tim deri në Japoni, ku fitova çmim në një konkurs të madh ndërkombëtar. Një muzikant i njohur bullgar, Pepi Sllavov, kishte krijuar bend. Para se të nisem për në Japoni ai më propozoi për të kompozuar diçka dhe kështu lindi vepra ime “Ankohet vajza”, të cilën e krijova vetëm për dy ditë (një ditë para dhe një ditë pas kthimit tim nga Japonia). Mund të tregoj shumë për jetën time të gjatë, të lidhur me muzikën...”
Konkursi në Japoni, për të cilin kompozitori përmend në intervistën e tij në vitin 1977, u organizua nga fondacioni “Jamaha”. Ai na tregoi gjithashtu se veprat e dërguara paraprakisht kanë qenë mbi 1700. Ai dërgoi një demo-incizim të këngës “Once Again” – muzika, teksti dhe orkestrimi janë vepër e tij. Interpretimi është i Mimi Nikollovës. Kënga ishte ndër dhjetë këngët që u arritën në finale, kurse çmimi ishte një interpretim koncerti dhe një incizim në studio. Në vitin 2002 Ivan Stajkov punonte në bashkëpunim me prof. Najden Andreev mbi oratorion “Lutja” – për klerik, solistë, kor miks dhe orkestër simfonike. Ai është mbajtës i urdhrit “Kirill dhe Metodij” – shkalla e parë. Ndër filmat, për të cilët Ivan Stajkov ka kompozuar muzikë, janë “Zotëri për një ditë”, “Personi i ngjashëm”, “Muzgu”, “Të dashurosh me inat”, si dhe mjuzikëli i parë filmor bullgar “Arratisja në Ropotamo”, premiera e të cilit u mbajt më 13 korrik 1973.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..