Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Humori mund të jetë edhe punë serioze

БНР Новини
Ljubomir Metodiev, Vesell Cankov dhe Dimitër Bezhanski
Foto: Veneta Pavllova

Në Ditën e humorit dhe shakasë – 1 prill, ju takojmë me kolegët e redaksisë “Humor dhe satirë” pranë Radios Kombëtare Bullgare – Vesell Cankov, Ljubomir Metodiev dhe Dimitër Bezhanski. Redaksia është ndër më të vjetrat  në programin “Hristo Botev” dhe në Radion Kombëtare. Mendohet, se ka lindur nga një transmetimi satirik në redaksinë e dikurshme për fshatin bullgar – “Milladin dhe Kostadin”, që gëzonte popullaritet të madh në vitet 60 të shekullit të kaluar.  Pas ngjarjeve në Çeki në vitin 1968 ajo ishte shpërberë dhe  të gjithë  redaktorët ishin pushtuar nga puna. Mes tyre ishin satirikët e njohur si Marko Stojçev dhe Konstantin Kostov, poeti Nikolaj Conev. Në vitin 1969 u krijua një redaksi e re, në të kanë bashkëpunuar dhe mjeshtër legjendarë të fjalës si Valeri Petrov, Radoj Ralin, aktorë të talentuar bullgarë të brezave të ndryshëm.

A kanë pasur humoristët në kohë më të re probleme me pushtetin?

“Në redaksi jam nga vitit 1991, në atë vit tashmë nuk kishte probleme me pushtetin – tregon Vesell Cankov. – Me gjithë atë e vërteta është se si – për gazetën humoristike “Stërshell”, ashtu edhe për redaksinë “Humor, satirë dhe zbavitje”, sot “Humor dhe satirë” kishte një farë rregulla – mund të kritikohej deri në zëvendës-ministër, më lartë në hierarki – jo. Edhe temat ishin përcaktuar – p.sh. për mungesën e shportave për të korrat, për shitësit  e dyqaneve që i mashtrojnë blerësit me peshoren etj. Ndërsa për të gjitha të tjerat përdorej gjuha e Ezopit, gjuha alegorike, e cila nga ana e saj i stimulonte njerëzit të krijojnë humor më artistik, vepra më cilësore të artit.  Ndërsa sot mund të flitet dhe të shkruhet për gjithçka.”

“Do të citojë një humorist të madh rus dhe sovjetik – Zhvaneckij, i cili thotë: “Sot vështirë shkruhet humor, para vitesh, kur shkruaja, se ne jemi vendi i domateve që gjithmonë janë të  gjelbra, të gjithë qeshnin. Sot konstatime të tilla ka në  faqen e parë të të gjitha gazetave. Si ta bësh sot humor?

“Jam në redaksi nga 1 prilli i vitit 1990 dhe deri më sot vetëm një herë kam pasur probleme, në qoftë mund të thuhet kështu. Për njërin prej teatrove të kryeqytetit kishim organizuar një spektakël bamirës në ndihmë të deputeteve “ të varfër” bullgarë. E kishim bërë gati disa çaste para transmetimit na mori në telefon drejtori i atëhershëm i radios Ivan Obretenov. Ai tha, “di se keni bërë spektaklin, por mos e transmetoni tani, sepse aktualisht në parlament po miratojnë buxhetin.”

Humoristët e kanë ruajtur transmetimin. Një ditë lindën mosmarrëveshje si të gjenden 10 milionë leva për financimin e Agjencisë Telegrafike, propozimi ishte që të merren nga 5 milionë nga Radioja dhe 5 milionë nga Televizioni. Ditën tjetër Ivan Obretenovi u ka urdhëruar humoristëve me telefon që spektakli të transmetohet menjëherë në radio.

Cilat janë drejtimet e humorit të sotëm?

Sipas Vesell Cankovit, drejtimet e redaksisë “Humor dhe satirë” janë të ndryshme nga ato që shohin më kanalet televizive. “Ne synojmë të ruajmë, deri sa është e mundur, vlerat artistike, të ruajmë humorin dhe larminë e gjinive të tij dhe të mos lejojmë banalitet dhe budallaqe.“Ne redaksi ne kemi turp, jemi disi idealistë dhe kjo nuk është e keqe” – thotë Dimitër. “Përpiqemi të prekim temat për virtytet dhe veset njerëzore” – shtoi Ljubomiri. Për të tre autorët me rëndësi është qe të kërkohet ana artistike e humorit, ta gëzojnë auditorin me vepra cilësore dhe të goditura.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD