Vetëm në kuadrin e disa muajve në treg kompania bullgare iGreet arriti të shkaktojë një interes të madh ndër klientët dhe të provokojë buzëqeshje. Kompania është duke përpunuar kartolina urimi të brezit të ri, nëpërmjet një teknologjie për realitet të shtuar. Në saje të kësaj teknologjie urimet po “gjallërohen”. Kjo ndodh pasi hedhim një shikim mbi kartolinën e zakonshme prej letre në shikim të parë përmes aplikacionit tonë mobil. Në botën e teknologjive të larta kompania e re arrin t’i gjallërojë urimet.
Sipërmarrësi Viço Dimitrov, themeluesi i iGreet, na tregoi për idenë e vet:
“Ideja lindi para tri vitesh. Me një homologun tim e përpunuam si projekt pranë magjistraturës sime “Sipërmarrjet dhe financat”. Atëherë e krijuam edhe prototipin e parë dhe pamë reaksionet pozitive të njerëzve. Teknologjia ekziston, por aplikohet nga kompanitë e mëdha me qëllim reklame. Është mjaftë e shtrenjtë. Mund të them se përdorimi i kartolinës në plan botëror është inovativ.”
Që të përfitojnë nga inovacioni, klientët duhet ta blejnë kartolinën prej letre dhe të shkarkojnë aplikacionin mobil iGreet nga sajti i kompanisë – www.igreet.co, nëpërmjet të cilit ta shikojnë mesazhin e fshehtë të vizatuar në kartolinë. Ai është aktiv për disa sisteme operative. Kartolinat e urimit mund të blihen nga libraritë, dyqanet e luleve dhe disa dyqane të tjera dhuratash, kurse çmimi i tyre është 5 leva (2,5 euro). Ato mund të porositen gjithashtu online, drejtpërsëdrejti nga aplikacioni mobil. Katër sipërmarrës të rinj nga ekipi i kompanisë janë duke punuar bashkë me disa piktorë bullgarë dhe deri tani kanë krijuar dhjetëra kartolina për raste të ndryshme.
“Ne kemi qëllim që dizajni të mos jetë vetëm vepra jonë, por të tërheqim piktorë të rinj të talentuar. Ne do t’i ndihmojmë ata, që të zhvillohen, kurse ata – do të na ndihmojnë neve, që të kemi një portofolio më të shumëllojshme” – komentoi Viço Dimitrov.
Më të kërkuara deri tani janë kartolinat me mesazh dashuror, si dhe ato për ditëlindje. Përveç kësaj iGreet tashmë është krijues i disa kartolinave korporatave festive. Tani për tani komentet janë shumë pozitive.
“Të krijosh një firmë nga një ide është shumë vështirë – thotë Viço Dimitrov. – Tërë procesi është i vështirë. Mirëpo, momentet, kur njerëzit e vlerësojnë punën tonë, na frymëzojnë dhe na bëjnë për të vazhduar përpara. Mendimet e njerëzve janë shumë të rëndësishme për ne. Çdo ditë ne marrim letra mirënjohëse. Kjo na jep fuqi.”
Në të ardhmen ekipi ka në plan ta zgjerojë projektin. Planet janë që klientët të mund të integrojnë një video-njoftim në kartolina. Sipërmarrësit e rinj janë duke punuar edhe mbi një model të ri pikturash me vizatime në format 3D, si dhe mbi disa produkte të tjera me realitet të shtuar, për shembull kartëvizita. Janë duke planifikuar gjithashtu edhe një libër fëmijësh, me qëllim arsimor, sepse deri tani interesi nga ana e fëmijëve është i madh.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..