Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari hasen lloje të ndryshme zogjsh të rrallë

БНР Новини

Petër Dillçev merret me zhvillimin e turizmit në mesë të natyrës së egër. Ai është i bindur, se tek ne mund të shihen zogj të llojllojshëm dhe të rrallë, kafshë të era dhe bimë interesante.

“Për nga larmia biologjike Bullgaria radhitet në vendin e parë në Evropë, bashkë me Spanjën – tregon zoti Dillçev. – Territori i vendit tonë është mjaftë më i vogël, kështu që tek ne mund të shihen shumë gjëra interesante për një kohë më të shkurtër. Organizojmë ekskursione, në mesë të natyrës së egër, një lloj turizmi tepër i njohur në Evropën Perëndimore. Megjithëqë të huajit vijnë që të njihen me natyrën ata shfaqin interes edhe ndaj traditave dhe kulturës bullgare, ndaj fenomeneve historike. Mbi territorin e Bullgarisë kalojnë dy nga rrugët e migrimit të zogjve shtegtarë dhe shumë admirues të natyrës së egër vijnë këtu. I ati im – Nikollaj Dillçev, ishte pionieri i kësaj veprimtarie në Bullgari. Ai i hodhi themelet e vëzhgimit të zogjve në mjedisin e tyre të natyrshëm. Ishte biolog për nga arsimi. Edhe nëna ime ishte biologe. Që kur isha i vogël u ndihmova atyre, mbarova etnologji dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Pas kësaj punova në shumë institucione, por ideja ime ishte të grumbulloj një përvojë të pasur dhe dituri, që të vazhdoj veprën e të prindërve.”

Sorra e kaltër (Coracias garrulus)Në Bullgari mund të vëzhgohen zogj të rrallë gjatë tërë vitit. Interes për vëzhgimin e shpendëve, kafshëve dhe bimëve shfaqin më tepër turistët britanikë, por nuk janë pak edhe miqtë nga Belgjika, Gjermania, Zvicra, Holanda. Në të gjitha ato vende ky lloj turizmi ka popullaritet të madh.

Shkaba egjiptiane (Neophron percnopterus)“Tek ne kanë ardhur edhe turistë nga Japonia, Afrika Jugore, Zelanda e Re, Australia – tregon Petër Dillçevi. – Të huajit mbeten të mahnitur nga natyra e bukur dhe nga mikpritja e bullgarëve. Kur organizojmë itineraret turistike për miqtë tanë nga jashtë më parë diskutojmë çfarë dëshirojnë të vështrojnë. Dihet, se në mbarë Evropën nuk ka ndonjë vend më të mirë për vëzhgimin e zogjve grabitqarë dhe të egër se sa rajoni lindor i malit Rodopa. Mundësi më të mira siguron pranvera. Admiruesit e natyrës patjetër duhet të vizitojnë rezervatin natyror “Srebërna”. Ky është vendi i vetëm në Bullgari ku bënë foletë pelikanët kaçurrelë. Ndër të tjerët ky lloj bënë fole vetëm në tri rajone të tjera të Evropës. Gjatë vjeshtës zogjtë shtegtarë migrojnë në të ashtuquajturën “via pontika”.

Rosa gushëkuqe (Branta ruficollis)Një lloj i rrallë dhe i kërcënuar është rosa gushëkuqe. Ky shpendë kalon dimrin në Bullgari. Ngandonjëherë përafërsisht 90 për qind prej popullatave botërore kalojnë dimrin tek ne. Ciceronët, të cilët i shoqërojnë turistët janë specialist në fusha të ndryshme. Punojmë me pedagogë universitarë, punëtorë shkencorë. Vitet e fundit shihet një interes më të madh ndaj ekskursioneve për vëzhgimin e zogjve në vendin tonë. Por shteti duhet t’i kushtojë një vëmendje më të madhe këtij biznesi dhe të ndihmojë në popullarizimin e tij. Ka shumë të huaj të cilët shfaqin interes ndaj larmisë biologjike dhe natyrës së egër tek ne. Dhe pavarësisht nga ku vijnë ata mbeten për gjithmonë miq të Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Petër Dillçevi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turizmi bullgar i gjuetisë merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare "Jagd &Hund"

Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..

botuar më 25-01-30 10.08.PD

Në ekspozitat ndërkombëtare, Heraklea Sintika prezantohet përmes syzeve 3D

Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..

rinovuar më 25-01-27 11.52.PD

Bullgaria me një prani të zgjeruar në Ekspozitën Turistike CMT Stutgart 2025

Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..

botuar më 25-01-25 6.10.PD