Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Premiera zyrtare e “Etnotiks”

Foto: arkiv personal

Kuartet mandolash, këngëtare popullore, kitarist dhe perkusionist – ky është kolektivi që ka bashkuar përpjekjet dhe idetë në grupin “Etnotiks”. Emri i formacionit është origjinal, lehtë mbahet mend dhe është shumë i përshtatshëm për pjesët e përfshira në repertor dhe të cilët gërshetojnë folklor, etno, pop dhe rok.

Interpretuesit e rinj tërheqin gjithnjë e më shumë adhurues. Më 7 prill në Sofja Live Club është koncerti i tyre i parë para publikut, me gjithë se disa prej tyre kanë marrë pjesë në programet e ansamblit folklorik “Çinari”. Si lindi ideja për krijimin e “Etnotiksit” mësojmë nga Desisllava Todorova dhe Ljubomira Pavllova.

Desisllava është nga qyteti Varna, ka mbaruar aty Shkollën muzikore me specialitetin mandolë. Aktualisht është studente për filologjinë bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ndërsa në grup është mandola e dytë.

“Ideja për “Etnotiks” – thotë ajo – u përket producentit Asen Pavllov dhe Angell Dobrevit – instrumentist i njohur i mandolës, solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Punojmë se bashku prej rreth 2 vjetësh. Posaçërisht për ne shkruan muzikë mjeshtër të afirmuar në këtë gjini – përveç Angell Dobrevit, Kostadin Gençev, Kirill Vlladov etj. Përpiqemi të bëjmë cover të hiteve të njohura botërore, ne vetë gjithashtu krijojmë muzikë. Përdorim folklorin autentik dhe e përpunojmë këngë sipas qëndrimeve tona. Unë si nxënëse kam interpretuar shumë folklor trakë dhe të Stranxhës. Vitet e fundit jetoj në Sofje dhe tani interpretoj me kënaqësi folklorin e kësaj krahine. Të gjithë kemi një qëllim të njëjtë – të ruajmë traditat, por t’i prezantojmë në mënyrë të re. Dëshirojmë të popullarizojmë artin popullor ndër të rinjtë. Në “Etnotiks” ne gërshetojmë melodi bullgare me stile të ndryshme dhe shpresojmë se do të afirmohemi si grup me stil të vetë.”


Ljubomira ka mbaruar Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje me specialitetin këndim popullor, pastaj ka vazhduar arsimin në Universitetin e Sofjes në degën – pedagogjikë muzikore. Me të vazhdojmë bisedën për vendin e folklorit të papërpunuar dhe për transformimet të tij të ndryshme.

“Sipas meje, folklori autentik pritet shumë mirë në pamjen e tij origjinale. Jemi dëshmitarë çfarë popullaritet të madh ka muzika jonë tradicionale në SHBA, Angli dhe në shtete të tjera. Por ne dëshirojmë të zgjerojmë mundësitë e saj, të vërtetojmë se ajo mund të gërshetohet me gjithçka dhe se ka vend kudo në botë. Jo vetëm ne, shumë muzikantë të tjerë bëjmë eksperimente të tilla me sukses të madh. Për koncertin tonë më 7 prill kemi përgatitur disa surpriza. E ftuara e posaçme është kampionia e Beatbox – Adriana Nikollova. Të gjitha këngët janë me muzikë dhe tekst të Angell Dobrevit, dizajni i soundit i përket Kirill Dobrevit. Pjesëmarrësit e tjerë në grup janë: Denica Hristova – mandola e parë dhe e tretë, backing vokal – Denica Donçeva. Llatina Bunevska i bie mandolës alt. Perkusionist është Kallojan Pavllov, kitarës i bie Aleksandër Kirillovi. Të gjithë anëtarët e grupit janë me arsim muzikor. Të gjithë emocionohemi shumë, sepse ky është prezantimi ynë i parë para publikut dhe dëshirojmë të deklarojmë praninë tonë në skenën muzikore.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD