Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i xhazit botëror me traditat bullgare

Erik Truffaz dhe Janka Rupkina
Foto: Vlladisllav Hristov
Një nga të fshehtat e jetëgjatësisë së xhazit është në shfrytëzimin e vazhdueshëm të temave dhe motiveve të muzikave tradicionale. Tjetra me siguri është karakteri improvizues i  tij. Këto dy të fshehta u zbuluan para publikut në Studion e Dytë  të Radios Kombëtare Bullgare nga virtuozët e dy zhanreve – Erik Trjufa (Erik Truffaz) dhe Janka Rupkina.

Trombisti francez pushtoi imagjinatën e publikut dhe kritikës akoma në fund të shekullit të kaluar dhe pak pas vdekjes së të madhit Miles Davis me njëzëshmëri ishte shpallur për Milesin e ri. Në Sofje ai erdhi bashkë me kompozitorin e muzikës për filma Zigfrid (Siegfried) – improvizues jashtë zhanreve. Pikërisht ai propozoi që Erik të interpretojë bashkë me këngëtaret tradicionale bullgare nga trioja “Avigea”. Mirëpo  befasia e madhe ishte Janka Rupkina – një nga emrat e Misterit të Zërave Bullgare dhe të trios “Bëllgarka” (Bullgarja). Ja se çfarë tha Erik pak para fillimit të koncertit:

Isha 15 vjeçar kur dëgjova Jankën. Bashkë me të dëgjova gjithashtu Pink Floyd. Gjithçka që thyen kufizimet është e mirë, mjafton të bëhet me shije. Shija është subjektive. Krijimtaria është diçka që buron nga shpirti dhe nuk kalon përmes kompjuterit. Nuk ka lidhje të drejtpërdrejt midis Zotit dhe Internetit. Unë jam vetëm një apostull modest – pas Rahmaninovit, Starvinskit dhe natyrisht – Jankës.

Deri tani Erik ka punuar vetëm me zëra nga Evropa Perëndimore dhe nga Afrika dhe pas takimit të tij me Jankën ai mendon për një projekt më të madh bashkë me të. Nga ana tjetër zëri i Jankës gjithashtu lidhet me emra të skenës alternative si Transglobal Underground dhe Kate Bush dhe me vetë George Harrison. Por ndryshimi midis projekteve të tjera më komerciale të tyre dhe  asaj që u prezantua para publikut të Sofjes të hapur për eksperimentime vetëm përforcoi ndjenjën për një magji skenike. Për Erik improvizimi pavarësisht nga rreziku është në lidhjen e drejtpërdrejt me shpirtin, në ndjenjën për momentin e jashtëzakonshëm.

Për Jankën mjafton kjo se ajo këndon mirë dhe Erik interpreton mirë. Si një person që beson, kur këndon me virtuozin francez ajo e ndien praninë e Zotit në skenë. Le të kujtojmë se Janka jeton jetën e saj të dytë – ajo është ndër pak të mbijetuarit në një aksident me avion në vitin 1971.

Duke folur për Zigfridin – në shoqërinë e më të mirëve ai gjithmonë ndihet mirë, si në ambientin e një familjeje.

Çdo gjë tjetër tjetër është muzikë që buron nga koha dhe derdhet në përjetësi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD