Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku natyror “Kullotat qiellore” – një kënd i mbushur me energji pozitive dhe dashuri

БНР Новини

Vetëm rreth 70 km larg Sofjes, në fshatin Osikovica, shtrihet një kënd prej parajsës, ku njeriu vërtetë mund të harrojë shqetësimet e tij të përditshme, të kënaqet me cicërimat e zogjve dhe të zhytet në natyrë. Ky kënd quhet Parku natyror “Kullotat qiellore”. Ai është i pazakonshëm, sepse jo vetëm se ruan pasuritë e natyrës, por rikrijon bota përrallore.

Снимка
Atje njeriu mund të takojë Arushin Puh, të ngjitet me shkallë drejt Parajsës, të pijë çaj në shtëpinë e gjyshes së Kësulëkuqes dhe të kalojë nëpër Shtatë urat e dashurisë. Por duhet të ketë kujdes, sepse shumë afër, prapa gjetheve të pemëve fshihen shtriga, magjistrica dhe Qeni i Baskervilit. Këto janë vetëm pjesë prej dëfrimeve që i presin vizituesit. Janë vendosur dhjetëra tavolina dhe karrige, ka kolovajza, enë të ndryshme arkaike, fuçi, personazhe të përrallave të ndryshme, tabela me sentenca filozofike, kënde kushtuar krijueseve bullgarë dhe shigjeta që të orientojnë në itinerare të ndryshme.

Të gjitha këto ekzistojnë në saje të dr. Vasill Angellovit, i cili para disa vitesh i shndërrojë tokat e veta në një vend harmonik, ku mund të shkojnë të gjithë dhe të dëfrehen falas.

“Bota dhe më në veçanti njerëzit e rinj në Bullgari janë të ndërgjegjshëm për anën tjetër të jetës, jo atë të lidhur me pasurinë, paratë dhe pushtetin. Unë bëj gjithçka me shumë dashuri ndaj njeriut dhe kjo më sjell kënaqësi. Së shpejti do të mbushen 10 vjet nga ndërtimi i parkut dhe vizituesit në të rriten me çdo ditë të kaluar. Vijnë si bullgarë, ashtu dhe të huaj.”

Emri i Parkut natyror “Kullotat qiellore” është huazuar nga romani me të njëjtin emër të John Steinbeckut.Në këtë mënyrë krijuesi i parkut do që të vërë theksin mbi unitetin e njeriut me natyrën dhe siguron, se ky është vendi i saktë, ku mund të gjeni shpëtim nga tensioni dhe stresi i qytetit të madh.

Снимка
Në mes të botës përrallore ngre shtat kisha “Shën Vasilij i Madh”, ndërtuar vetëm për tre muaj. Shumë kohë ajo nuk ka pasur kambanë dhe është përdorur një kambanë suvenir, por sot kisha disponon kambanë të vërtetë. Shumë prej vizituesve besojnë, se vendi posedon energji kuruese. Ideja tjetër e realizuar këtu është që të provokohen fëmijët të lexojnë libra, të njihen nga afër me personazhet përrallore, që shihen në këtë park.

Снимка
Sipas Vasill Angellovit dhe të moshuarit kanë nevojë të kthehen tek librat, sepse kohën e fundit sikur kanë hequr dorë prej tyre.

“Në vend të parë kemi vendosur fjalën, dijet dhe shkollën, pas kësaj fenë, feja e cila e ka ruajtur jetën në tokë për shumë shekuj. Por atë që njerëzit arritën të komersializojnë dhe të humbin, është dashuria. Sot ajo është orientuar tek pushteti dhe paratë. Prandaj vendosëm Shtatë urat e dashurisë, të dashurisë ndaj secilit dhe ndaj gjithçka.”

Снимка
Pritet që në kohë të afërt në park të dalin gjëra të reja dhe interesante, ndërsa ato ekzistuese të përsosen dhe të bëhen më estetike. Të gjitha deri tani janë bërë vetëm në saje të përpjekjeve të familjes së dr. Angellovit dhe të dhuruesve zemërgjerë. Kur po ndaheshim, krijuesit e këtij këndi të mrekullueshëm pyjor na thanë formulën për jetë të plotvlefshme: gërshetimi midis së mirës dhe dashurisë është baras me harmoni dhe gëzim.

Снимка
Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Luiza Llazarova dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"А place of many stories" - bregdeti ynë jugor i Detit të Zi me një klip të ri reklamues

" А place of many stories " ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e..

botuar më 24-03-31 8.05.PD
Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë

Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe..

botuar më 24-03-28 7.30.PD

Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive

Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..

botuar më 24-03-25 11.13.PD