Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompanitë offshore – privilegjet e elitës dhe dështimi i organeve investiguese

БНР Новини
Foto: arkiv

“Ligji për marrëdhëniet ekonomike dhe financiare me shoqata, të regjistruara në juridiksione me regjim preferencial tatimor, personat e lidhura me to dhe pronarët e tyre reale” – ky është titulli i plot i ligjit për kompanitë offshore. Gjatë javëve të fundit kjo temë u bë shumë aktuale – tërë bota merret me zbulimet në “Panama Papers” dhe vala e indinjatës preki edhe Bullgarinë.

Tek ne nuk ka ndonjë zhgënjim apo dyshim në lidhje me këtë se ndër emrat bullgare në Dokumentet e Panamasë tani për tani nuk figurojnë emra të politikanëve.

Pas zbulimeve të lidhura me aferën në fjalë Komisioni Evropian vendosi se ka nevojë për ndryshime të direktivave aktuale. Kompanitë e mëdha tashmë duhet të deklarojnë të ardhurat dhe tatimet e tyre të paguara në secilin shtet të BE-së, kështu edhe në zonat osffshore. Bullgaria ndodhet përpara shteteve të tjera evropiane në lidhje me rregullimin e veprimtarive të kompanive të regjistruara në zona të tilla. Në vitin 2014 u pranua një ligj i posaçëm i cili ndaloi pjesëmarrjen e kompanive të tilla në privatizim, në prokurime publike e kështu me radhë. Të mos harrojmë se biznesi offshor nuk është i paligjshëm, vetëm është jomoral.

Në përkrahje të interesit shoqëror janë gjithashtu ndryshimet e përgatitura në Ligjin për kompanitë offshore. Zëvendëskryetari i Komisionit për buxhet dhe financa në Kuvend Dimitër Tanev nga Blloku i Reformatorëve shpalli se pas skandalit me Dokumentet e Panamasë u bë e qartë se jo vetëm në Bullgari, por edhe në Evropë ka nevojë për legjislacion krejt të ri.

“Ligji i tanishëm ka shumë mangësi, posaçërisht në lidhje me sanksionet e parashikuara. Kënaqem shumë se debati në Bullgari u zhvillua para atij në BE. Ligji që duhej të diskutohej në Parlament ishte hequr për shkak të debateve që po fillojnë në BE. Presim nga KE nisma dhe këshilla konkrete për ligje më të ashpra për subjektet ekonomike të regjistruara në zonat offshore.”

Shtete të ndryshme evropiane, që i kanë përballuar edhe më parë këto sfida, e kërkuan zgjidhjen në amnistinë për paratë në zonat offshore. Kjo ide diskutohej edhe Bullgari. Mirëpo Dimitër Tanev e pranon këtë propozim me rezervë.

“Sipas meje në kushtet bullgare kjo nuk do të jetë efektive, pavarësisht se i kemi dërguar një letër Ministrit të financave për këtë çfarë mund të presim si të ardhura për thesarin shtetëror. Amnistia nuk është e përshtatshme për ne. Në Bullgari fshehja e të tatimeve nuk është problematike sepse tek ne taksat janë të ulëta. Po të ketë ndonjë problem me derdhjen e kapiteleve, ai është lidhur më shumë me origjinën e paqartë apo kriminale. Dhe në këto raste nuk mund të flasim për amnisti.”

Ndërkohë ministri financiar Vlladisllav Goranov premtoi kontrollime të origjinës së parave dhe të tatimeve të paguara. “Shteti tashmë ka një strategji për veprim në rastet që dolën në Dokumentet e Panamasë” – tha ai. Hapi i parë është kontrollimi i Agjencisë së të Ardhurave për këtë a janë paguar tatimet në Bullgari para derdhjes së mjeteve në zonat offshore. Sipas fjalëve të Goranovit “përdorimi i shërbimeve të kompanive offshore tregon se klientët e tyre dëshirojnë të fshehin diçka – personalitetin e tyre, origjinën e të ardhurave apo tatimet reale”. Qeveria është në lidhje me Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues dhe tashmë ka kërkuar informacion për lehtësimin e kontrollimeve. Po pritet përgjigja. Mirëpo gazetarët nuk do të dorëzojnë dokumentet, sepse ky është kushti kryesor i burimit anonim të gazetës “Sueddeutsche Zeitung”. Këtë e shpalli kategorikisht Wolfgang Krach, kryeredaktori i gazetës së Munkut në një intervistë të posaçme për Radion Kombëtare Bullgare.

“Përveç kësaj gazetaria hulumtuese ekziston për shkak të mirëbesimit të burimeve tek gazetarët. Në se nuk e respektojmë këtë parim gazetaria hulumtuese do të zhduket. Nuk do të ketë “Panama Papers 2”, sepse askush nuk do të besojë në gazetarët. Nuk mund të lejojmë këtë. Si gazetarë jemi të detyruar të mbrojmë interesat e burimeve tona.”

Kështu bëhet e qartë se kjo temë do të jetë aktuale edhe në të ardhmen. Dhe për herë të radhës u bë e qartë se institucionet nuk janë në vendin e tyre – por këtë herë këtë mund të thuhet jo vetëm për institucionet bullgare, por edhe për evropianet. Shkaqet janë të ndryshme – mungesa e kompetencës, mungesa e interesit. Rasti “Panama Papers” nuk është hetimi i parë gazetaresk për këtë temë. Dhe kur dalin të dhëna të tilla shpeshherë bëhet e qartë se me këtë informacion disponojnë edhe organet shtetërore hetuese. Kjo do të thotë se bashkëpunimi ndërkombëtar nuk është në nivelin e domosdoshëm dhe institucionet nuk mund t’i bëjnë ballë këtij problemi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD