Sofja tashmë disponon një rajon të ri për shëtitje dhe pushim në një nga lagjet qendrore të qytetit. Ky është Parku i porsandërtuar “Vëzrazhdane”, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 52 dynymësh. Këtu si të vegjlit, ashtu edhe të moshuarit mund të gjejnë argëtime të ndryshme dhe kënde për pushim.
E para, që bie në sy përderisa njeriu bredh nëpër shëtitoret janë të rinjtë të ulur në mesë të sipërfaqeve të gjelbra të cilët luajnë bixhoz, lexojnë, ose thjeshtë flasin me njeri tjetrin. Kudo dëgjohet britma e gëzueshme e fëmijëve të cilët luajnë ose e spërkatin njeri tjetrin nga “shatërvani i thatë” i cili i ngjan më tepër një shesh nga ku me forcë dalin përjashta pikla uji. Ky është një nga vendet më të preferuara nga të vegjlit, edhe nga pak më të rriturit. Për fëmijët e vogël ka edhe një shesh me djepe, rrëshqitëse, dhe një vend i veçuar me rërë.
Admiruesit e sportit mund të voziten me biçikleta, mund të vrapojnë ose të luajnë tenis në fushat ekzistuese. U ndërtua dhe një amfiteatër me 90 vende, ku do të organizohen shfaqje dhe veprimtari të ndryshme kulturore.
Etapa e dytë e ndërtimit të Parkut “Vëzrazhdane” parashikon veçimin e një rajoni për cirk. Aty pranë do të ketë edhe një shesh për skejbord.
Frekuentuesit më të shumtë të parkut janë prindërit me foshnjat dhe fëmijët e vogël. Një nënë, e cila shëtit në park me të bijën rrëfen, se parku është shumë i mirë, por:
“Akoma nuk ka pemë të mëdha në disa rajone të parkut. Ditët verore me vapë aty nuk do të qëndrohet më. Jetojmë aty pranë dhe pritëm që të bëjnë këtë park, sepse këtu vendi ishte bosh. Tani erdhëm që të shkojmë në sheshin për fëmijët dhe të shikojmë shatërvanin. Para kohe këtu ngriheshin shatrat e cirkut, kështu që jemi me shpresë, se ai prapë do të vijë këtu.”
Shumica e vizituesve të Parkut “Vëzrazhdane” theksojnë, se mungojnë pemë të mëdha, të cilat të freskojnë ajrin gjatë vapës verore. Pemët më të mëdha u çrrënjosën gjatë rregullimit të parkut, ndërsa gjelbërimi i ri nuk mund të sigurojë as mjaftë hije, as fllade gjatë verës. Disa prej njerëzve kujtojnë çfarë ishte rajoni para vitesh. “Kur isha i ri këtu shiteshin tulla dhe materiale të ndërtimit. Personalisht unë nuk banoj në këtë rajon, por vendosa të vij dhe të shikoj, pasi kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova u shpreh shumë mirë për të”, na tregon zoti Pavllov përderisa pushon në një ndenjëse.
Një adhurues tjetër i shëtitjeve pas dite, i cili është në kompaninë e qenit të tij të vogël, tha, se:
“Parku është shumë i mirë, por mungon gjelbërimi. Nuk e kam të qartë, pse çrrënjosën pemët e mëdha, që rriteshin këtu. Para kohe këtu kishte një stadium, dhe do të ishte mirë, në se tani do të ndërtoheshin një i ri.”
Një nënë, përderisa shëtiste me foshnjën na tha:
“Parku më pëlqen. Unë banoj në bllokun pranë parkut dhe mendoj, se do të vij shpesh. Ky vend është tepër i mirë dhe do të ndryshojë pamjen e tërë lagjes.”
Në park u investuan përafërsisht 3 milion euro, 2 milion prej të cilave u siguruan nga Shoqata Aksionare “Sofijski Imoti”, ndërsa pjesa tjetër- nga Fondi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Urban të Sofjes në kuadrin e programit “Xhesika”. Ky është parku i parë i krijuar në Sofje gjatë 30 viteve të fundit. Megjithëqë mungojnë pemët dhe gjelbërimi nuk është mjaftë, gjëra të cilat u bënë përshtypje të gjithë vizituesve, Parku “Vëzrazhdane” i jap jetë të re një nga vendet e shkreta në qendrën e kryeqytetit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka..