Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

535 milionë euro kredi – a do të hedhin dritë në tunelin e energjetikës bullgare?

БНР Новини
Foto: BGNES

Holdingu Energjetik Bullgar (BEH) mori nga një grup i bankave ndërkombëtare kredi prej 535 mln eurosh. Në BEH bëjnë pjesë të gjitha shoqëritë nga sfera e energjetikës dhe borxhet e tyre totale tejkalojnë 2 mlrd euro. Më shumë borxhe ka Kompania Kombëtare Elektrike ( NEK) dhe para së gjithash ndaj dy termocentraleve më moderne amerikane në vend – mbi 250 mln euro.

A do të mjaftojë kredia e re për shlyerjen e borxheve të Kompanisë Elektrike dhe a është e leverdishme ajo për të? Këto pyetje shkaktuan debate të tensionuara në rrethet e lidhura me energjetikës dhe në mediat, sepse nuk ka biznes ose person privat në vend, i cili të mos përdorë energji elektrike dhe të gjithë janë të interesuar për çmimin e rrymës elektrike.

Kriza financiare në energjetikën bullgare nuk është nga sot, as nga dje. Këto janë humbje dhe borxhe të grumbulluara me vite për shkak të menaxhimit jo efektiv, shpenzimeve të fryra, çmimeve jo reale që nuk mbulojnë shpenzimet. Të gjitha këto çështje nuk janë lidhur vetëm me menaxhimin, nuk janë vetëm ekonomike, por politike dhe sociale, sepse rreth 1/3 prej bullgarëve marrin ndihma sociale për shkak të pamundësisë për të paguar faturat për energji elektrike. Ndihmat sociale janë kryesisht për rrymë elektrike, e cila përdoret edhe për ngrohje. Jo rastësisht para tre vjetëve qeveria e parë e Kryeministrit Bojko Borisov u rrëzua nga pushteti për shkak të protestave masive kundër çmimeve tepër të larta të energjisë elektrike. Siç duket Kryeministri i atëhershëm dhe i tanishëm i ka bërë mirë konkluzionet e veta dhe në këtë sfond logjikisht ka bërë përpjekje për të gjetur mënyra o për uljen e ndjeshme të çmimit, o për ruajtjen e çmimit të rrymës elektrike në nivele të përballueshme. U bë e qartë, se fajtorët kryesorë për energjinë të shtrenjtë elektrike janë dy termocentralet më moderne në vend dhe të dytë janë pronë amerikane. Pas bisedimeve të gjata dhe të mërzitshme, pas zvarritjeve u mor vendimi, qe ato të ulin çmimin, por vetëm pasi Kompania Kombëtare Elektrike shlyen borxhet e saj ndaj tyre. Kompania Elektrike nuk ka para, ka vetëm borxhe. Në fund të fundit paratë u gjetën, me gjithë se janë më pak se sa kërkonte BEH në fillim, por janë të mjaftueshme që NEK të shlyejë borxhet e saj ndaj centraleve amerikane. Ato nga ana e tyre do të shlyejnë borxhet ndaj minierave të qymyrit që i furnizojnë me lëndën djegëse.

Tani gjithçka duket mirë, akoma më tepër se BEH porsa shpalli rezultatet e tij financiare për vitin 2015, të cilat janë inkurajuese, se tashmë ka një fitim modest, sepse vetëm  para një viti të gjitha llogaritë e Holdingut ishin në ngjyrën e kuqe. Ky fitim minimal nuk do të jetë i mjaftueshëm për shlyerjen e borxhit të ri. Vetëm kamatat vjetore mbi të tejkalojnë po thuaj dy herë fitimin e realizuar. Me ndihmën e instrumenteve të ndryshme financiare tani për tani rreziku i falimentimit është shtyrë dhe mbetet kohë e mjaftueshme për kërkimin e rrugëve dhe zgjidhjeve, të cilët t’i lejojnë energjetikës shtetërore bullgare të dalë nga tuneli. Tani për tani kjo kredi e re është vetëm dritë e zbehtë, e cila tregon rrugën e drejtë të lëvizjes.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD